Tirana
light rain
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
67 %
5.1kmh
100 %
Pre
15 °
Sht
16 °
Die
14 °
Hën
12 °
Mar
10 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Gjykata Administrative i jep të drejtë të miturit, është me sindromën Down dhe leuçemi akute, QSUT-ja nuk kishte ilaçe

spot_img

Lajme të ngjashëm

Avokati Adriatik Lapaj thotë se Gjykata Administrative e Tiranë si ka dhënë sot të drejtë një të mituri që kishte me sindromën Down dhe leuçemi akute, pasi sistemi ynë shëndetësor nuk i kishte garantuar ilaçet për përballimin e sëmundjes.

“I mituri F.R i cili është me sindromën Down në vitin 2020 u diagnostifikua me Leuçemi akute dhe terapia fillestare e rekomanduar nga mjekët, konsistonte në 4 seanca trajtimesh me medikamentin Adriamicin (Doxorubicine). Në fazën që pasonte, fëmijës iu rekomandua terapia me medikamentin Methotrexate, një  nga  ilaçet  thelbësore për  luftimin  e  sëmundjes. Ky ilaç mungonte.

Përmes Down Sindrome Albania familja ju drejtua Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Ky institucion e gjeti QSUNT dhe Ministrinë e Shëndetësisë në shkelje të ligjit.

Ndaj vendimit të Komisionerit QSUNT ngriti padi duke kërkuar shfuqizimin e vendimit.

Sot gjykata u ngrit në lartësinë e ligjit dhe moralit njerëzor duke rrëzuar pretendimet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” se nuk kishte diskriminim ndaj të miturit pasi ilaçi nuk kishte munguar veç për të, por për të gjithë fëmijët e sëmurë.

Është kaq trishtuese situata ku jetojmë, por nuk ka rrugë tjetër për ta ndryshuar veçse duke u përballur.

Mirënjohës ndaj familjarëve të të miturit që pavarësisht vështirësive po luftojnë!

Nga profesioni im kam shumë trishtim sepse shoh se si korrupsioni në këtë vend gëlon e veten se gjej dot mes atij mjerimi, por ka dhe ditë si kjo që zemra më mbushet plot e besimi me ujitet për të vazhduar. Ky gjyq është kontribut pro bono për këtë kauz të drejtë”, shkruan avokati Adriatik Lapaj.

Më shumë




spot_img








spot_img