Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjuzi akuza të forta: Polici që qëlloi Klodian Rashën me diplomë false, dorëhiqem nga çdo post nëse s'është e vërtetë

Shkruar nga Newsbomb

Deputeti Kujtim Gjuzi ditën e sotme në Kuvend ka kërkuar kërkuar që deputetëve të Kuvendit t'u bëhet testi i drogës

Ai ka sjellë në vëmendjen sërish tek vrasja e Klodian Rashës nga efektivi i policisë, duke hedhur akuza të forta se policit që e qëlloi, Nevaldo Hajdaraj ka qenë me diplomë false në polici.

Ai madje është shprehur se nëse kjo nuk është e vërtetë është i gatshëm të heqën dorë nga çdo post që mban.

"2887 persona në polici me diploma false, personi që ka qëlluar ndaj Klodian Rashës është me dokument false, nëse nuk është kështu, do jap dorëheqjen nga të gjitha postet që kam. Të gjithë deputete të bëjnë testin e drogës, nëse ka deputet që drogohen nuk kanë vend këtu, nëse ka kryeministra që kanë përdorur drogë nuk kanë shanse që të kërkojnë një mandat të tretë. Nuk mund të jemi ne tualet e Europës", tha Gjuzi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll