Hapësire reklamuese

Politikë

“Gjumin ia kemi lënë Lulit”, Balla flet për Najada Çomon: Krenari! Përfaqëson të gjithë mjekët që janë në vijën e parë të betejës së Covid-19

Shkruar nga Newsbomb
Taulant Balla

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një bashkëbisedim me mjekë dhe infermierë të Elbasanit, ku u fokusua tek vështirësitë e shëndetit publik të këtij qyteti.

Gjatë kësaj bisede Balla tha se qeveria aktuale ishte e para që mori vendimin për një mbyllje totale, e cila u dha kohë mjaftueshëm për t’u përgatitur njerëzve.

Ai nuk la pa përmendur edhe çështjen e shumëpërfolur, propozimin e kryeminsitrit Rama për të bërë pjesë të PS-së mjeken Najada Çomo, lajm ky i cili pati reagime të shumta nga aktorët politikë dhe jo vetëm.

Sipas Ballës, prania e mjekes në PS është një krenari për ekipin, pasi ajo përfaqëson gjithë mjekët dhe infermierët, të cilët u përballën dhe vazhdojnë të përballen me këtë betejë.

“Ndihem krenar që bashkë me mua dhe kolegët e mi të PS, në ekipin fitues të 25 prillit të kemi një personalitet të vijës së parë të frontit së cilës si një deputet kërkues për zonën që përfaqëson më është dashur ti shkruaj çdo ditë çdo natë për personat e shtruar atje dhe ka qenë një referencë për shumë njerëz. Najada në vetvete përfaqëson gjithë mjekët dhe infermierët të cilët u përballen dhe vazhdojnë të përballen me këtë betejë. Kjo luftë po shkon drejt fundit”, u shpreh Taulant Balla.

Balla shtoi në fund  se ajo që dallon PS nga të tjerët, është se Partia Socialiste është votuar për të bërë punën, ndërsa llafet e gjumin ia ka lënë Lulit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll