Tirana
scattered clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
2.1kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
26 °
Die
27 °
Hën
22 °
E enjte, 8 Qershor, 2023

Gjukanoviç përballë Millatoviç, mbahet sot raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi

Lajme të ngjashëm

Në Mal të Zi sot zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale.

Në garën zgjedhore janë dy kandidatë për presidentë, të cilët fituan më shumë vota në raundin e parë zgjedhor të 19 marsit, kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe Jakov Millatoviq, kandidati i Lëvizjes Evropa tani.

Këto janë zgjedhjet e katërta presidenciale që nga ripërtëritja e pavarësisë së Malit të Zi dhe të shtatat që nga futja e sistemit shumë-partiak.

Të drejtë vote në rundin e dytë të zgjedhjeve për president të Malit të Zi kanë 542.154 qytetarë, që është numër i njëjtë i votuesve sikurse në raundin e parë. Më së shumti votues ka në Podgoricë, 143,608, ndërkaq më së paku në Shavnik, 1.777 votues, që gjendet në veri të vendit.

Fitues në raundin e dytë zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale do të jetë kandidati që do të fitojë numrin më të madh të votave nga zgjedhësit. Mandati i presidentit zgjat pesë vjet.

Më shumë