Tirana
scattered clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Mër
26 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
27 °
Die
27 °
E mërkurë, 18 Maj, 2022
spot_img

Gjuetarët e thesareve po zhvasin objektet arkeologjike nënujore shqiptare

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazeta e njohur italiane “La Repubblica” në një artikull thotë se thesaret arkeologjike nënujore në Shqipëri janë në rrezik pasi po plaçkiten nga kërkuesit e paligjshëm.

Në një artikull nënvizon se Shqipëria nuk ka mjetet e duhura për të mbrojtur zonat arkeologjike nënujore.

Gazeta italiane “La Repubblica” i ka kushtuar një artikull pasurive nënujore të Shqipërisë, apo thënë ndryshe relikeve prehistorike. Shkrimi fokusohet në faktin që këto sende me vlerë të madhe historike janë në rrezik zhdukjeje.

“Dhjetra e qindra anije antike, disa i përkasin epokës përpara Krishtit, kanë pushuar për shekuj e shekuj në 450 kilometrat e bregdetit të Shqipërisë: anije romake, egjiptiane, greke dhe ilire, shpesh të mbushura me thesar. Por edhe anije të luftës modern. Pas përfundimit të regjimit komunist të Enver Hoxhës, erdhi demokracia dhe veçanërisht në kohët e fundit shumë prej këtyre relikeve të çmuara, zbulime arkeologjike unike shpesh të mbushura me flori dhe metale të tjera të çmuara dhe monedha të epokës janë zhdukur. Ose janë plaçkitur”.

Kështu shkruan “La Repubblica” duke nënvizuar se bëhet fjalë për vjedhje nga kërkues të paligjshëm të relikeve arkeologjike me vlerë, të pasuruar ndoshta në të gjithë botën me “peshkimin e tyre” të paligjshëm të relikeve. Artikulli vijon më tej duke zbuluar se këto relike janë shitur nga 100 euro secila. Media italiane thotë se Shqipëria, pavarësisht rritjes ekonomike, është akoma vend i varfër.

“Forcat e armatosura, policia, roja bregdetare nuk posedojnë mjetet e nevojshme për të mbrojtur anijet e ralla antike, ngarkesat e tyre, të gjitha ato objekte dhe vlerat e tyre numizmatike dhe arkeologjike, ndoshta të paçmueshme”, vijon “La Repubblica”.

Ndër të tjera kjo media thotë se trafiku illegal i thesareve arkeologjike, sjell përfitim deri në 3.5 miliardë euro në vit për kërkuesit e paligjshëm

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img