Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
17 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Gjoni kërkoi shkarkimin nga Komisioni i Reformës Zgjedhore, Gjiknuri: Kur të vijë PD-ja, ofrohem si Presidenti për zgjidhje (REPLIKAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b3aedcb403ee1555546eb293d7f41ceb

Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni, kërkoi shkarkimin e Damian Gjiknurit si bashkëkryetar të Komisionit të Reformës Zgjedhore, pasi i doli emri në përgjimet e Bild.

‘Nuk shkon që, ndërkohë ne si opozitë jemi të bashkuar në këtë temë përsa i përket sistemit zgjedhor, bashkëkryetari i këtij komisioni të jetë një person që del në përgjime dhe përflitet për manipulim të votave.

Është e turpshme të flasim për reformë në drejtësi dhe të kërkojmë reformë zgjedhore, kur emri i kryetarit të komisionit përflitet për blerje votash. Moralisht ju si grup duhet të mbani përgjegjësi për të gjithë këta emra që kanë dalë në përgjimet e fundit’, u shpreh Gjoni.

Nga ana tjetër Gjiknuri replikoi duke thënë se nëse vjen opozita jashtë parlamentit në komision ofrohem si Presidenti për vetëzgjidhje.

‘Zoti kryetar, unë nuk kisha ndërmend të flisja por meqënëse mu permend emri dua të them dy gjëra. Siç duket, çdo opozitë për tu ndjerë e rëndësishme kërkon të gjejë një armik apo ndonjë qëllim. Ata jashtë parlamentit kishin ‘Rama ik’, këta këtu na paskan dale më ‘Damiani ik’. Harrojnë se në pushtet nuk të sjell sistemi dhe as ligjërimi kur të duket vetja se po thua gjëra të mençura por të sjell vota. Nëse vjen Partia Demokratike në Komisionin e Reformës Zgjedhore, në e kemi bërë të qartë se dialogu nuk është këtu vetëm për ju por edhe për opozitën jashtëparlamentare dhe ajo do jetë se s’bën. Kur të vijnë ata me ‘Damiani ik’  unë vetëofrohem si Presidenti për zgjidhje. S’ka problem fare kështu që mos e keni merak’, u shpreh Gjiknuri.

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img