Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
93 %
1kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
27 °
E shtunë, 25 Shtator, 2021
spot_img

Gjonaj paralajmëron policët e burgjeve: Mos e lejoni të jeni në krahun tjetër të hekurave

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, dha një mesazh të qartë për punonjësit e rinj të policisë nëpër burgje. Ajo u shpreh se do të përfundojnë pas hekurave nëse pranojnë të korruptohen.

Nga Akademia e Sigurisë, pas përfundimit të trajnimit për punonjësit e rinj të policisë së burgjeve, Gjonaj tha se me reformën në drejtësi do të shihet edhe trajtimi financiar për këtë kategori.

“Kur duan t’ju korruptojnë, duhet të kujtoni se sa mund dhe djersë iu është dashur të jeni pjesë e këtij sistemi dhe mos e lejoni të jeni në krahun tjetër të hekurave, si të dënuar. Jemi të vendosur të ndjekim penalisht të gjithë ata efektivë që do tentojnë të korruptohen. Kjo është reforma më e madhe në burg, dhe si e tillë ajo ka pasur dhe do ketë vëmendjen maksimale. Paketa e dytë ligjore e reformës ka parashikuar ndryshime në dhënien e një statusi të veçantë të punonjësve të policisë në burgje. Po ashtu do shihet edhe trajtimi financiar”,-tha Gjonaj.

 

Më shumë

spot_img