Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjonaj mbledh gjithë drejtorët e burgjeve, jep porositë; Lejet e veçanta për të burgosurit të ndaluara rreptësisht

Shkruar nga Newsbomb
Gjonaj mbledh gjithë drejtorët e burgjeve, jep porositë; Lejet e

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka mbledhur sot në një takim urgjent drejtorët e burhjeve dhe IEVP-ja të sitemit të burgjeve në vend.

Bëhet me dije se Gjonaj ka komunikuar me titullarët dhe ka kërkuar gadishmëri të shtuar të masave të sigurisë.

Gjithashtu mësohet se Gjonaj është shprehur e prerë për lejet e veçanta për të dënuarit, duke thënë se nuk duhet të ketë asnjë të tillë deri në një urdhër të dytë.

“Përsa kohë që lejet e veçanta tashmë janë të pezulluara për më shumë se sa një vit dhe ai urdhër është në fuqi nënkuptohet që askush për asnjë motiv dhe në asnjë moment nuk mund ta shkelë këtë urdhër. Lejet e veçanta speciale dhe çfarëdolloj emërtimi t’i vendosni ju janë tërësisht të ndaluara, tërësisht të ndaluara deri në një urdhër të dytë”, mësohet të ketë thënë Gjonaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu