Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka marrë fjalën pas kreut të Grupit të PS Taulant Balla në Kongresin e PS duke duke pohuar se pavarësisht përpjekjeve, reforma në drejtësi është e pandalshme.
Gjonaj, tha se aleati i vetëm i mazhorancës janë qytetarët.
“Dëgjuam zërin e qytetarëve kur ndërmorrëm këtë reformë, për të pastruar pallatin e drejtësisë nga korrupsioni e paaftësia, për tju kthyer qytetarëve besimin e munguar te drejtësia, për tju dhënë një drejtësi të barabartë dhe të drejtë.
Dhe sot, dua tju them se reforma në drejtësi pavarësisht përpjekjeve për ta ndalur, është e pandalshme dhe rezultatet e saj deri tani, janë vetëm fillimi”, tha Gjonaj.
“Kanë qënë qytetarët e thjeshtë të cilët na kanë besuar dhe kanë ndarë me ne plot 38 mijë raste, të zvarritjeve disa vjecare, të drejtave të tyre të marra peng nga punonjës të administratës dhe raste abuzive ku zyrtarët publikë kërkonin rryshfet për dhënien e shërbimit. Prioriteti i të gjithëve ne, ka qënë zgjidhja e ankesave dhe probleme të qytetarëve në vetëm 10 ditë.
Ankesa dhe probleme të cilat na udhëhoqën për të ridimensionuar reformat në shërbime dhe në administratën publike”, u shpreh ndër të tjera ministrja duke i pasuar fjalën Erion Braçes.