Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Gjonaj e emocionuar në Kongresin e PS, kujton propozimin e Ramës në maj të 2017-ës: Sikur të kthehesha pas 100 herë, do thoja PO

Shkruar nga Newsbomb

Etilda Gjonaj, ministre e Drejtësisë, ka mbajtur e emocionuar e gati e përlotur një fjalim në kongresin e PS ku ka kujtuar momentin kur kryeministri e ftoi të bëhej zv.ministre e drejtësisë në bashkëqeverisjen me Bashën.

“Nuk e harroj kur kryeministri në maj 2017 në bashkëqeverisje me PD, më propozoi zv.ministren e Drejtësisë në PD.

E di që do më thuash jo por mos e thuaj atë pa e menduar, ti je pjesë e tyre që i kanë hyrë detit në këmbë për drejtësinë, ky është momenti të thuash PO dhe jo t’i shmangesh”, citoi Gjonaj Ramën ndërsa tha se sikur të kthehej 100 herë pas, do kishte pranuar pavarësisht sulmeve.

“Dhe pavarësisht të gjitha peripecive përfshirë dhe ato që krijohen brenda shpirtit dhe brenda familjes, nga bombardimet e të armiqëve në drejtësi, sikur të kthehesha pas 100 herë, do i bashkohesha kësaj sfide, sikur 100 herë baltë më duhet të duroj, 100 herë do i them vetes, po padyshim, kjo luftë ia vlen dhe do të bëhet se është një luftë për vendin.

Ta harrojnë ata se e thyejnë vullnetin e kësaj force të madhe që quhet PS. Ta harrojnë ata që kërcënojnë e shantazhojnë deri te aleatët tanë strategjikë se ndalojnë partnerët tanë të bëjnë cdo nen e ligj për pastrimin e sistemit të drejtësisë. Reforma në Drejtësi është ende në kantier, ajo ende nuk ka dhënë shumë prej fryteve të saj por janë këto frute të para që ka nxjerrë jashtë kontrollit gjuhën e klasës së vjetër.

Ky është revolucioni jonë dhe kush do tentojë ta ndalë do marrë përsëri shuplakën e popullit”, përmbylli Gjonaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese