Hapësire reklamuese

Politikë

Gjokutaj: Irena Gjoka zbaton urdhrat e Ramës, ajo gjykon Berishën, Mediun dhe Belerin

Shkruar nga Newsbomb
Gjokutaj: Irena Gjoka zbaton urdhrat e Ramës, ajo gjykon Berishën,

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj, ka akuzuar sërish gjyqtaren Irena Gjokën, duke thënë se merr urdhra nga kryeministri Edi Rama.

Në një intervistë për Syri Tv, Gjokutaj tha se gjyqtarja ka marrë përsipër të realizojë shumë urdhra politikë, pasi ajo është pjesë e procesit gjyqësore të ish-kryeministrit Berisha, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri si dhe ndaj Fatmir Mediut.

 “Në deklarimin që gjyqtarët bëjnë në vetting pyet gjyqtarët për dënimet por nuk pyet për shkarkim që mund të kenë pasur nga detyra, dhe kjo është bërë qëllimisht pasi një gjyqtar do të jetë proceduar për shkelje të rregullave rrugore është shumë herë më pak e dëmshme se sa të jetë shkarkuar nga puna për shkelje të etikës ose korrupsion dhe çuditërisht kjo nuk është kërkuar në kriteret e vettingut.

Kjo është bërë qëllimisht pasi tentohej të kapej me një projekt të qartë reforma drejtësi dhe mungesa e këtij kriteri bëhet që të jetë e lira rruga që të rifuten në sistem personat të korruptuar moralisht ose materialisht dhe po provohet nga dita në ditë përfshirë dhe zonjën Gjoka që të marrin përsipër procese në emër të politikës dhe ti realizojnë nëpërmjet procedurave ligjore. Kjo gjyqtare ka marrë përsipër të realizojë shumë urdhra politik pasi kjo është pjesë e procesit ndaj Berishës, Mediut dhe Belerit”, shtoi ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese