Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Gjobitet Arjan Çani, 4 milionë lekë për “sarandiotët dhe çamët t’i vrasësh e kanë pak”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

974b68ce261e104135c51bf9f16e619b

AMA ka gjobitur me 4  milionë televizionin Klan për emisionin “Zonë e Lirë”  të Arjan Çanit pas deklaratës së këtij të fundit, bërë të premten. Autoriteti i Mediave Audiovizie vendosi të ndëshkojë me gjobë në masën prej 400 000 (katërqindmijë) lekë, shoqërinë “Tv Klan” sh.a., për subjektin audioviziv privat kombëtar “Tv Klan”, gjobë kjo e cila duhet të paguhet brenda 10 ditëve.

 

“Në pjesën e fundit të emisionit (nga ora 00.45 e datës 9 maj 2015) gjatë bisedës me një këngëtar të ftuar, nga drejtuesi i emisionit, përdoren drejtpërsëdrejti fraza dhe shprehje që nuk respektojnë kërkesat ligjore dhe etike për përmbajtjen e programeve audiovizive. Konkretisht drejtuesi thotë se: “Pse kot thonë për çamët që janë të pabesë?” dhe, më pas, shton: “(Çamët) …janë të mirë, janë aq të mirë sa t’i vrasësh pak e kanë! Bëj shaka, sigurisht, ishte batutë, unë jam çam vetë!”.

Në vazhdim të bisedës, drejtuesi i emisionit replikon me këngëtarin e ftuar duke thënë: “E ke gabim, sarandiotët nuk janë kështu, janë… ok, janë shumë të poshtër, t’i vrasësh pak e kanë dhe ata, por nuk të thonë gjë për çamët.”, thuhet në vendimin e AMA-s.

“AMA vlerëson se jemi në rrethana specifike, pasi subjekti “Tv Klan” është televizion me shtrirje kombëtare me audiencë të konsiderueshme, ku ndjeshmëria në publik e përmbajtjeve të transmetuara është më e madhe. Mosrespektimi i detyrimeve të përcaktuara në nenin 33 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, mbështetur në nenin 133, pika 1, gërma “a” të po këtij ligji, përbën kundërvajtje administrative dhe ndërshkohet me gjobë.

Për sa më sipër, në mbështetje të nenit 133, pika 10 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, Drejtoria e Programeve dhe Drejtoria Juridike dhe Licencave të AMA-s, 

V E N D O S I:

-Të ndëshkojë me gjobë në masën prej 400 000 (katërqindmijë) lekë, shoqërinë “Tv Klan” sh.a., për subjektin audioviziv privat kombëtar “Tv Klan”

-Gjoba paguhet nga kundërvajtësi brenda 10 ditëve në adresën: Banka Credins, AMA , Tiranë; Nr. Llog. 445385.

-Pas kalimit të këtij afati, për çdo ditë vonesë, paguhet kamatë 2% deri në një muaj. Kundër kësaj gjobe mund të bëhet ankim në AMA brenda 30 ditëve nga data e marrjes dijeni”, përmbyllet vendimi i AMA.

Lexo edhe:“Sarandiotët dhe çamët t’i vrasësh e kanë pak”, qytetarët kërkojnë dënimin e Arjan Çanit

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img