Hapësire reklamuese

Bota

Gjobiten turistët që bënë sërf në Venecia, “xhindoset” kryebashkiaku: Dy budallenj...

Shkruar nga Newsbomb
Gjobiten turistët që bënë sërf në Venecia,

Dy turistë të cilët bënë sërf në Kanalin e Venecias, janë identifikuar dhe gjobitur nga autoritetet në qytetin italian.

Sipas medieve të huaja, kryebashkiaku i Venecias, Luigi Brugnaro, i quajti budallenj dy turistët që u filmuan teksa po bënin sërf mes varkave. Ai ofroi një darkë në një restorant për këdo që mund t’i identifikonte dy të rinjtë.

“Faleminderit të gjithëve për ndihmën tuaj”, shkroi kryebashkiaku i Venecias në një mesazh në Tëitter, duke shtuar se qeveria e qytetit synonte të padiste turistët dhe të informonte konsullatat e vendeve të tyre për sjelljen e tyre të gabuar.

Sondazh

Poll