Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjobiten për mosmbajtje maske qindra qytetarë, policia ‘bën kërdinë’ edhe nëpër lokale, e pësojnë me 10 milionë lekë 6 biznese

Shkruar nga Newsbomb
Vendosja e gjobës

Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit, ka evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 916 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Policia Rrugore ka ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 187 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, 6 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative dhe janë lënë të lirë.

Për administratorët e 6 subjekteve që janë konstatuar duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 15 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.   

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.