Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
36 %
4.6kmh
0 %
Die
34 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Gjobiten 106 parti politike me 10 milionë lekë, s’dorëzuan raportin vjetor financiar, KQZ merr vendimin: S’ka kompensim financiar për partitë që s’kaluan pragun e 1%

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ditën e sotme ka zhvilluar një mbledhje, ku ka njoftur se janë gjobitur 106 parti politike që nuk kanë kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve raport vjetor financiar duke refuzuar për të bërë transparente burimet e financimit.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi njoftoi se partitë politike janë gjobitur me 1 000 000 deri në 2 000 000 lekë.

Gjithashtu Celibashi njoftoi se është marrë vendimi për përcaktimin e vlerës në para të një vote, prej 85 lekësh.

Nuk do të kenë kompesim financiar për të gjitha pas zgjedhor për të gjitha subjektet pjesëmarrëse në zgjedhjet e 25 prillit. Këtu përfshihen partitë aleatët e opozitës, që hynë në koalicion me PD.

Listën për kompensimin financiar e kryeson Partia Socialiste, e cila fitoi zgjedhjet, me rreth 560 milionë lekë të vjetra të përfituar. Në vend të dytë dhe të tretë renditen Partia Demokratike dhe LSI me respektivisht 330 milionë lekë dhe 190 milionë lekë të kompensuara nga buxheti i shtetit.

“Vlera në para të një vote të vlefshme është 85 lekë. Ky vendim hynë në fuqi menjëherë. Pika e dytë ka të bëjë me kompensimin financiar pas zgjedhor. Partitë Politike që kanë qenë të regjistruara si subjekte zgjedhore kanë përfituar fonde paradhënie, për zgjedhjet e 25 prillit, janë 10 parti politike. Që një parti pas zgjedhjeve të kompensohet duhet të kalojë këtë 1 %,” tha Celibashi.

E plotë i KQZ:

Partitë politike të regjistruara si subjekte zgjedhore që kanë përfituar fonde paradhënie të akorduara nga Buxheti i Shtetit në zgjedhjet e datës 25 Prill 2021, janë si më poshtë:

Partia Socialiste e Shqipërisë – 55.826.750 (pesëdhjetë e pesë milion e tetëqind e njëzet e gjashtë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë) lekë

Partia Demokratike – 33.318.149 (tridhjetë e tre milion e treqind e tetëmbëdhjetë mijë e njëqind e dyzet e nëntë) lekë

Lëvizja Socialiste për Integrim – 18.975.182 (tetëmbëdhjetë milion e nëntëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë e njëqind e tetëdhjetë e dy) lekë Data: Korrik 2021 Nr: Për kompensimin financiar paszgjedhor që do t’u shpërndahet subjekteve zgjedhore pjesëmarrëse në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 prill 2021. 2 Data: Korrik 2021 Nr.

Bindja Demokratike – 1.485.550 (një milion e katërqind e tetëdhjetë e pesë mijë e pesëqind e pesëdhjetë) lekë

Partia Social Demokrate – 1.629.360 (një milion e gjashtëqind e njëzet e nënntë mijë e treqind e gjashtëdhjetë) lekë

Partia Republikane – 3.926.232 ( tre milion e nëntëqind e njëzet e gjashtë mijë e dyqind e tridhjet e dy) lekë

Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar – 1.434.012 (një milion e katërqind e tridhjetë e katër mijë e dymbëdhjetë) lekë

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet – 5.552.885 ( pesë milion e pesëqind e pesëdhjetë e dy mijë e tetëqind e tetëdhjetë e pesë) lekë

Partia Fryma e Re Demokratike – 2.188.832 ( dy milion e njëqind e tetëdhjetë e tetë mijë e tetëqind e tridhjetë e dy) lekë

Partia Demokristiane e Shqipërisë – 1.479.742 (një milion e katërqind e shtatëdhjetë e nëntë mijë e shtatëqind e dyzet e dy) lekë

Më shumë

spot_img
spot_img