Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mar
14 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Gjobë 500 mijë lekë nëse fsheh emrin e pronarit Offshore

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b96174213e7aaddcb468a901ed73ce68

Një ligj i miratuar nga qeveria aktuale vitin e kaluar detyron kompanitë, supozohet edhe disa nga koncesionet kontroverse të dhëna nga vetë kjo qeveri, të deklarojnë pronarët fundorë përfitues në një regjistër pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, ku qytetarët do të mund të kërkojnë me shkrim emrin e përfituesit.

Por mosraportimi i të dhënave ose raportimi i rremë i tyre dënohet me 250-500 mijë lekë gjobë, shifër kjo sa një qindarkë mbi vlerën e kontratave koncesionare.

Teorikisht, shqiptarët do të mund të mësojnë se kush janë pronarët përfitues fundorë të disa nga koncesionet më kontroverse të qeverisë aktuale dhe asaj të mëparshme, përfshirë koncesione të tilla si Incineratori i Tiranës apo ai i markimit të karburanteve.

Këto koncesione qarkullojnë miliona euro në vit me pagesa nga buxheti i shtetit ose nga tarifat e pashmangshme të arkëtuara nga subjektet private, në tregje që nuk ka konkurrencë, por pronarët e tyre janë të fshehur pas kompanive të posaçme të regjistruara nëpër parajsa fiskale ose nëpër vende si Holanda, ku legjislacionet vendëse lejojnë fshehjen e përfituesve fundotë të një biznesi.

Një ligj i miratuar nga qeveria aktuale vitin e kaluar dhe që titullohet “Për regjistrimin e pronarëve përfitues”, miratuar me kërkesë të Bashkimit Europian si pjesë e luftës kundër pastrimit të parave, parashikon që të gjitha këto subjekte do të detyrohen të deklarojnë pronarët përfitues brenda dy muajve të ardhshëm, në një regjistër specifik të krijuar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit. Ky regjistër do të jetë i aksesueshëm publikisht për të dhënat bazë, si emri i përfituesit fundor, shteësia, data e lindjes apo nëse pronësia është direkte apo indirekte.

Por subjektet që nuk do ta respektojnë ligjin do të gjobiten nga drejtori i Qendrës Kombëtare për Biznesit për jo më shumë se sa 500 mijë lekë nëse nuk i deklaron të dhënat në regjistër dhe gjobë jo më shumë se sa 250 mijë lekë nëse nuk deklarojnë ndryshimet e mëvona.

Bizneset koncesionare në Shqipëri qarkullojnë miliona dhe dhjetëramiliona euro xhiro çdo vit dhe dyshohet se regjistrimi i tyre nëpër parajsa fiskale bëhet për qëllime të dyfishta, nga njëra anë për të deklaruar shpenzime me destinacion nëpër këto parajsa fiskale dhe rrjedhimisht për të fshehur fitime e për të ulur detyrimet fiskale në Shqipëri dhe nga ana tjetër për të fshehur pronarët e vërtetë të këtyre bizneseve./ Reporter.al.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img