Hapësire reklamuese

Politikë

Gjobë 10 milionë dollarë nipit të Alqi Bllakos? Reagon avokati: Lajme të pavërteta! Klienti im nuk ka as lidhje gjaku e as njohje me Gio Bashën

Shkruar nga Newsbomb
Gjobë 10 milionë dollarë nipit të Alqi Bllakos? Reagon

Sokol Hazizaj, avokati mbrojtës i ish-deputetit socialist Alqi Bllako, reagon për lajmet e shpërndara pasditen e sotme në disa media, se një person i quajtur Gio Basha ishte nip i Bllakos dhe ishte hetuar nga FBI. Madje, thuhej se artistit i ishte vendosur një gjobë 10 milionë dollarë.

Hazizaj thotë se lajmet janë të pavërteta dhe se klienti i tij nuk ka as lidhje gjaku e as njohje me shtetasin Gio Basha. Avokati i Alqi Bllakos njofton se po ndiqen të gjitha rrugët ligjore për përgënjeshtrimin nga media e huaj.

"Lajmet e sotme që lidhin klientin tim Alqi Bllako me një shtetas të quajtur Gio Basha janë të pavërteta. Zoti Alqi Bllako nuk ka asnjë lidhje gjaku apo njohje me këtë person. Në vitin 2011 Alqi Bllako ishte student në master, duke u diplomuar me një tjetër medalje të artë për rezultate të shkëlqyera.

E vërteta nuk mund të mbulohet me sajesa të tilla sa të shëmtuara, aq edhe qesharake. Shpreh keqardhje të thellë që mediat, të cilat kanë publikuar lajmin e sajuar nga asgjëja, bëhen pjesë e skemës kundër klientit tim, duke mos respektuar asnjë standard minimal për verifikimin e vërtetësisë së lajmit.

Si përfaqësues ligjor i zotit Bllako, ju informoj se nga hulumtimet tona media burim është një media e huaj, dhe po konsiderojmë të lidhemi me studiot e huaja avokatore, për të ndjekur hapat e duhur, jo vetëm për përgënjeshtrimin e lajmit, por edhe procedurat e mëtejshme ligjore", shkruan avokati Sokol Hazizaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll