Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjobat për rekurset e pabazuara, Dhoma e Avokatisë përplaset me Gjykatën e Lartë

Shkruar nga Newsbomb
Gjobat për rekurset e pabazuara, Dhoma e Avokatisë përplaset me

Një debat ka nisur së fundmi mes Gjykatës së Lartë dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë, përsa i përket gjobave për rekurset e pasuksesshme dhe të pabazuara. Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi është shprehur se nga këto rekurse të pabazuara krijohen vonesa në gjykim.

“Moskalimi i testit të pranueshmërisë adreson shqetësimin tek avokatët privatë, Avokatura e Shtetit dhe prokuroria. Avokatët duhet të kuptojnë se Gjykata e Lartë është një gjykatë ligji dhe jo një gjykatë fakti. Nevojitet që ata të ndjekin praktikën gjyqësore, me qëllim që të mos e investojnë Gjykatën për çështje të panevojshme, me rekurse të pasuksesshme dhe haptazi të pabazuara”.

Kështu është shprehur kryetari i Gjykatës së Lartë në takimin periodik të fundvitit me median, si një nga format e komunikimit të kësaj Gjykate me publikun, dhe në përgjigje të interesit të vazhdueshëm të gazetarëve pjesëmarrës, mbi  numrin e lartë të rekurseve dhe njëkohësisht të vonesave në gjykim për këtë shkak.

"Gjykata e Lartë vlerëson rolin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë, si entitet rregullator i pavarur dhe i përgjegjshëm për të adresuar këtë shqetësim të sajin, me qëllim dhënien e një drejtësie sa më cilësore e të shpejtë, si një nga garantët/dorëzanët për mbrojtjen e të drejtave të individit, si dhe ndihmesën në promovimin e profesionalizmit dhe etikës së shumicës së anëtarëve të saj, që japin çdo ditë kontribut në vendimmarrjen e kësaj Gjykate.

Gjithashtu, jo vetëm Dhoma Kombëtare e Avokatisë, por edhe institucione të tjerë publike, si prokuroria apo Avokatura e Shtetit, duhet të luajnë një rol më aktiv për të ngritur çështje të ligjit përpara Gjykatës së Lartë, me qëllim njësimin e praktikës gjyqësore, duke ndihmuar kështu jo vetëm në qëndrueshmërinë e saj, por edhe në pakësimin e backlogut/stokut të mbartur në vite si dhe parandalimin e një backlogu/stoku të ri. Kjo përgjegjësi nuk i takon vetëm Gjykatës së Lartë, por të gjithë aktorëve të sistemit të drejtësisë, brenda dhe jashtë tij, publikë apo privatë.

Rekurset abuzive apo haptazi të pabazuara, marrja e masave ndëshkuese për të cilat është e njohur edhe në legjislacionin e vendeve demokratike, ndikojnë negativisht në funksionimin e sistemit gjyqësor dhe në besimin e publikut në drejtësi.

Kjo sjell një ngarkesë shtesë të panevojshme për Gjykatën e Lartë, e cila zgjat procesin e vendimmarrjes, duke dëmtuar kësisoj palët në proces.

Gjykata e Lartë do të vazhdojë të inkurajojë avokatët, të paraqesin rekurset e tyre në përputhje me rregullat dhe procedurat ligjore, si dhe vazhdimisht do të adresojë sjellje jo pozitive të palëve në gjykim, pavarësisht se kush i përfaqëson ato. Të gjithë këtë proces do ta ndihmojë dhe rikujtimi në mënyrë të vazhdueshme i udhëzimeve që jep Gjykata nëpërmjet vendimeve të saj si dhe publikimeve ndërgjegjësuese periodike", thuhet në deklaratën për media të Gjykatës së Lartë.

[gallery columns="2" link="file" size="full" ids="777319,777318"]

Mirëpo, kjo deklaratë dhe gjoba që do të aplikohet për rekurset e pasuksesshme, ka shjell një reagim të fortë dhe nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Institucioni i drejtuar nga avokati Maks Haxhia thotë se ky vendim cënon rëndë interesat e qytetarëve për të bërë ankimin të vendimeve dhe avokatëve për të ushtruar detyrën.

Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë thotë se është sa e vetëdijshme aq edhe kurajoze për praninë e Avokatëve që abuzojnë me të drejtën e mbrojtjes dhe me mangësi profesionale dhe etike, për të cilat Dhoma në vazhdimësi ka mbajtur e mban qëndrim procedues si dhe po në vazhdimësi kujdeset për trajnimin profesional të Avokatëve.

Megjithatë, ky institucion nuk pranon kurrsesi konkluzionin se Avokatët janë shkaktarë të situatës së krijuar dhe aq më tepër të pranojnë të penalizohen për rekurset e mospranuara te ushtruara para Gjykatës së Lartë.

"Kjo praktikë është në kundërshtim me Konventat ndërkombëtare, me Kushtetutën, me vendimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut si dhe me dispozitat proceduriale penale, civile e administrative lidhur me berrjen e një procesi te drejte ligjor, ku barazia e palëve dhe dëgjimi i tyre drejtpërdrejtë nga Gjykata janë parime gjykimi baze për marrjen e një vendimi të drejtë bazuar në ligj e prova", thuhet ndër të tjera në reagim.

[gallery columns="2" link="file" size="full" ids="777320,777321"]

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese