Tirana
scattered clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
88 %
2.6kmh
40 %
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
23 °
Pre
22 °
E hënë, 20 Shtator, 2021
spot_img

Gjobat për Covid mbushin arkën e shtetit, grumbullohen 2.8 MILIARDË LEKË që nga 15 tetori, ja sa qytetarë dhe biznese janë ndëshkuar (BILANCI)

spot_img

Lajme të ngjashëm

57799608fd0273499189a1ae7de0ae02

Që nga 15 tetori 2020 në vendin tonë mbajtja e maskës u bë me detyrim, dhe personat që nuk e respektojnë këtë masë ndëshkohen me 30 mijë lekë të vjetra, gjobë e cila do të shtohet tek fatura e dritave. Në rast përsëritje shkon 50 miojë lekë të vjetra e nëse përsëritet për herë të tretë 100 mijë lekë të vjetra, raporton newsbomb.al.

Qytetarët që thyejnë orën policore gjobiten me 100 mijë lekë të vjetra ndërsa ata që thyejnë karantinën duke qenë të infektuar gjobitenm me 7 milionë lekë të vjetra.

Bizneset që e mbajnë ambientin hapur pas orës së karantinës apo vendosin muzikë, organizojnë grumbullime (dreka, darka, dasma, fejesa, vaki) gjobiten me nga 10 milionë lekë të vjetra.

Ndëshkimi më i rëndë është nëse organizon protestë në kohë pandemie, ku gjobitesh me 50 milionë lekë të vjetra.

Newsbomb.al ka bërë një vëzhgim dhe një raportim të të gjitha gjobave që janë vendosur nga policia duke filluar që nga 15 tetori, për të parë numrin e të pabindurve dhe se sa lekë ka grumbulluar shteti ynë.

Për mosmbajtje maske janë gjobitur në total nga 15 tetori deri në 28 dhjetor 40.854 qytetarë, me nga 30 mijë lekë të vjetra, në total bëhen 1.225.620.000 (Një miliardë e dyqindë e njëzetë e pesë milionë e gjashtëqindë e njëzetë mijë) lekë të vjetra.  

Për moszbatim protokolli në kushte pandemie janë gjobitur 130 biznese me nga nga 10 milionë lekë të vjetra, në total 1.300.000.000 (Një miliardë e treqind milionë) lekë të vjetra.

Për thyerje të orës policore janë gjobitur 233 qytetarë me nga 100 mijë lekë të vjetra, në total janë grumbulluar 23.300.000 (Njëzetë e tre milionë e treqind) mijë lekë të vjetra.

Për organizim proteste në kohë pandemie janë gjobitur 2 qytetarë me nga 50 milionë lekë të vjetra, në total 100.000.000 (Njëqind milionë) lekë të vjetra.

Për thyerje karantine ndonëse ishin të infektuar me koronavirus janë gjobitur 19 qytetarë me nga 7 milionë lekë të vjetra, në total 133.000.000 (Njëqind e tridhjetë e tre milionë) lekë të vjetra.

Në total shteti ynë nga gjobat e vendosura nga 15 tetori deri më sot 28 dhjetor, ka grumbulluar 2.781.920.000 (Dy miliardë e shtatëqind e tetëdhjetë e një milionë, e nëntëqind e njëzetë) mijë lekë të vjetra.

NEWSBOMB.AL

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img