Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
31 %
9.3kmh
0 %
Hën
22 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Gjoba 50 MILIONË lekë ndaj Braimllarit, Kryemadhi sfidon shtetin: Tani ai s’do bëjë 500 takime, por 1500! S’do e takojë vajzën 1 vjeçe…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d4fbee1734513ac154595fb598818921

Policia e Shtetit ditën e sotme ka gjobitur me 50 milionë lekë të vjetra, drejtuesin politik të LSI-së në Korçë, Endrit Braimllarin, për organizim tubimi në kohë pandemie.

Pak më parë ka reaguar për këtë dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila së bashku me Petrit Vasilin kanë zhvilluar një takim me disa banorë të Kavajës.

Kryemadhi duke sfiduar shtetin, ka thënë se ka qenë një guxim i madh i Drejtorit të Policisë që vendosi gjobën, duke thënë se Braimllari tani nga 500 do bëjë 1500 takime.

Kryemadhi: Për ne është shumë e rëndësishme që pesë prioritetet tona që janë shumë të drejtpërdrejta, të thjeshta dhe prekshme, kanë një impakt të menjëhershëm në xhepin e shqiptarëve, në ekonominë e familjeve shqiptare, ashtu sikurse bëhet një plan pune jo vetëm për rritjen e cilësisë të nxënëse dhe studentëve tanë por nga ana tjetër është dhe një vizion për të ardhmen sepse për herë të parë në Shqipëri ne kemi vdekshmërinë më të lartë sesa lindshmërinë gjë që nuk ka ndodhur për  dekada të tëra dhe ka ardhur si rezultat i politikave shpopulluese të rilindjes së Edi Ramës grupit dhe sektit të tij.

Sot u njohëm dhe më një vendim të një drejtori policie Fred Mara që i duket vetja se është politikan i madh se mund ta mbajë njëherë me PS e njëherë me PD mirë në Korçë. Më duket jo vetëm absurde por dhe guxim i madh. Shumë mirë që ia ka vendos gjobën Endrit Braimllarit se nëse bënte 500 takime në ditë tani do bëjë 1500 takime në ditë, nuk do kthehet që ta shikojë më vajzën e vetë në Tiranë që e ka 1 vjeçe, por përkundrazi do rrijë atje mëngjes, drekë, darkë dhe nuk ka për të pushuar asnjë sekondë, jo vetëm Endriti por të gjithë të rinjtë dhe të rejat që janë jo vetëm në Korçë por në të gjithë Shqipërinë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img