Hapësire reklamuese

Aktualitet

GJKKO rrëzon SPAK, nuk konfiskon pasurinë e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese: Bashkim Dedja do rihetohet

Shkruar nga Newsbomb
GJKKO rrëzon SPAK, nuk konfiskon pasurinë e ish-kryetarit të

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka rrëzuar kërkesën e SPAK për konfiskimin e pasurisë së ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja. GJKKO ka kërkuar që Dedja të rihetohet nga e para.

Gjyqtari Erjon Bani, ka rikthyer edhe njëherë çështjen në SPAK për të bërë plotësimin e hetimeve për këtë çështje. Ish-gjyqtari Bashkim Dedja akuzohet se nuk ka deklaruar dhe ka fshehur një apartament 60 m2, i ndodhur në zonën Kryemedhenj, Njësia Administrative Golem Kavajë.

Kjo pronë e Bashkim Dedes do vazhdojë të qëndrojë në sekuestro edhe pse kërkesa për konfiskim nuk është pranuar, duke qenë se çështja do të rihetohet.

Për këtë vednim të sotëm të Gjykatës së Posaçme ka folur dhe avokati i Dedjas.

"Qëndrimi jonë ishte për pavleshmëri të akteve dhe deklarimit të pushimit të procedimit. Qëndrimi alternativ ishte kthimi për plotësim të hetimeve, gjykata dha vendim shumë të argumentuar përsa i përket rregullshmërisë së hetimit dhe sjelljes të gjithë elementëve që duhet të plotësojnë dosjen penale pasi nuk ishin marrë në formën e duhur nga ligji" deklaroi avokati i ish-kreut të Kushtetueses.

Avokati tha se përveç apartamentit, SPAK prertendon edhe për fshehje pasurish të tjera.

"Sipas prokurorisë ishin dhe pasuri të tjera. Por bëhet fjalë për një gazoniere në Malin e Robit, nuk i kap as 2 milion lekë të reja në kohën kur është krijuar si pasuri dhe është në emër të vëllait të akuzuarit Dedja.Gjithë pasqyrimi që është bërë në Komisionit e vettingut nuk ishin  pasyruar në dosjen penale të prokurorisë".

GJKKO i ka lënë afat SPAK deri më 30 nëntor për të plotësuar dosjen dhe avokati i zotit Dedja ka bindjen se do të finalizohet me pushimin e akuzës për klientin e tij.

"Ishte vendim shumë ligjor dhe shumë profesional nga gjykata. E ngarkon prokurorinë të marrë provat në formën e kërkuar nga ligji. Akti i ekspertimit ku ishte mbështetur ngritja e akuzës u deklarua i papërdorshëm. Ju la një kohë deri me 30 nëntor dhe jemi të bindur që do të shkojë te pushimi i akuzës".

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll