Hapësire reklamuese

Aktualitet

GJKKO rrëzon kërkesën e Sokol Mjacajt, e izolon në regjimin “41 biss”

Shkruar nga Newsbomb
GJKKO rrëzon kërkesën e Sokol Mjacajt, e izolon në regjimin

Gjykata e Posaçme vendosi të lërë në regjimin “41 biss” Sokol Mjacajn, të dënuarin me burgim të përjetshëm.

GJKKO rrëzoi kërkesën e Sokol Mjacajt i cili nuk pranonte të izolohej në regjimin e posaҫëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë. Për këtë arsye vendimi për vrasësin e Arben Lleshit në burgun e Peqinit është shtyrë disa herë.

Vendimi:

  1. Kërkuesi, Sokol Mjacaj, më datë 03.01.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Kundërshtimin e udhërit Nr. 685, datë 15.12.2023 të Ministrit të Drejtësisë “Për vendosjen në regjimin e posaҫëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë të të burgosurit Sokol Mjacaj”.

    2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112 dhe dhe 471 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 25, datë 25.03.2024, vendosi:

    1. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Sokol Mjacaj.

    2. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të kërkuesit.

    3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 25.03.2024/ Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Tiranë, më datë 25.03.2024 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

I dënuari me burgim të përjetshëm, ankimoi në apel në Gjykatën e Posaçme vendimin për kalimin në regjimin e posaçëm “41 biss” vetëm një muaj pasi vrau të burgosurin tjetër, Arben Lleshi në burgun e Peqinit. E njëjta ditë që ministri i Drejtësisë firmosi kalimin e Mjacaj në izolim të rreptë për shkak të veprimtarisë së të dënuarit brenda burgut.

Mjacaj në kërkesën e tij pretendonte se nuk duhet që të vuaj dënimin në këtë strukturë, pasi nuk i përket një grupi të strukturuar kriminal. Por kujtojmë se në ditën kur ai kreu vrasjen, ishte urdhëruar që të kalonte pikërisht në ’41 bis’, një urdhër i dhënë nga ministri Ulsi Manja, pasi ai konsiderohej person me rrezikshmëri të lartë dhe se kishte komunikim me persona jashtë mureve të qelisë.

Vrasja e Arben Lleshit dyshohet se ka qenë e porositur nga jashtë burgut dhe u krye para se Sokol Mjacaj të futej në regjim të posaçëm.

Lexo edhe: Sokol Mjacaj ankimon vendimin e Manjës, nuk do të qëndrojë i izoluar në “41 biss”

Më poshtë dinamika e vrasjes në burgun e Peqinit sipas Prokurorisë së Elbasanit

Në datë 15.12.2023 rreth orës 13:52 në ambientet e regjimit të brendshëm të IEVP Peqin, shtetasi (i dënuar me burgim përjetshëm, i caktuar me vendim gjykate siguri e lartë) Sokol Mjaca me armë zjarri pistoletë ka gjuajtur në drejtim të shtetasit (të dënuar) Arben Lleshi dhe Indrit Shaqja, duke lënë të vdekur në vend viktimën Arben Lleshi dhe plagosur viktimën Indrit Shaqja.

Më pas ky shtetas ka kanosur me armë zjarri në dorë punonjësit e shërbimit si dhe më pas është izoluar me armë në dorë në ambientet e takimeve me familjarët në këtë burg.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruara një armë zjarri, 5 gëzhoja, si dhe dy predha të dëmtuara. Prej ditës së djeshme, është artikuluar në media se i riu nga Dukagjini mund të jetë paguar nga persona të tjerë për të ekzekutuar brenda në burg Arben Lleshin.

Kjo përforcohet dhe nga fakti se dje para ngjarjes, ministri Manja ka deklaruar se kishte firmosur urdhrin për transferimin e autorit në regjimin special “41 BIS”.

Pavarësisht se u tha se pistoleta që Sokol Mjacaj kishte në qeli mund të ishte futur atje me dron, dyshohet se arma ka kaluar dorazi dhe e plotë. Pra, arma ka kaluar rregullisht sikur të ishte mjet i lejuar në një burg të sigurisë së lartë dhe e pa copëzuar.

Ngjarja e rëndë ka nxjerr në pah dhe një problematikë tjetër në këtë burg. Një pjesë e kamerave të sigurisë dhe e skanerit nuk punonin prej kohësh. Kjo ka krijuar hapësira, ndoshta, dhe për të dënuarit e tjerë për të futur sende të palejuara në qelitë e tyre.

Sokol Mjacaj ka deklaruar në dëshminë e tij para kryeprokurorit të Elbasanit se vrasjen e Lleshit e kishte kryer pasi ai nuk e kishte pranuar në sektor.

“Jemi konfliktuar aty për aty me Arben Lleshin. Nuk më pranoi në sektor. Armën e kam futur para 20 ditësh apo një muaj”, është shprehur autori i të shtënave në Burgun e Peqinit. Megjithatë, ky mbetet vetëm një pretendim i Sokol Mjacaj, pasi grupi hetimor ka dyshime mbi vërtetësinë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese