Hapësire reklamuese

Politikë

GJKKO rrëzon kërkesën e Monika Kryemadhit, lë në fuqi sekuestron

Shkruar nga Newsbomb
GJKKO rrëzon kërkesën e Monika Kryemadhit, lë në fuqi

GJKKO ka rrëzuar kërkësën e ish-kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, duke lënë në fuqi sekuestron.

Kryemadhi bëri ankimim në Gjykatën e Posaçme për sekuestron e vendosur nga ana e SPAK të cilën deputetja e kundërshton. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për pasuri apo send në emër të saj.

Mësohet se gjyqtari i çështjes ishte Erjon Çela dhe prokurori i posaçëm Sotir Kllapi. Kryemadhi nuk është paraqitur në seancën e kësaj të enjte, por u përfaqësua nga avokati Redi Llanaj.

SPAK ka nisur më herët verifikim në lidhje me një kallëzim për disa ndërhyrje estetike që ka kryer Kryemadhi ndërsa nuk ka deklaruar pagesat që ka kryer.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese