Tirana
broken clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
74 %
1.3kmh
54 %
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
Mër
25 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela për lirim nga burgu

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, për t’u liruar nga burgu.

Çela kërkoi disa ditë më parë nga GJKKO që të lërë qelinë me pretendimin se i kishin kaluar afatet e paraburgimit për veprën penale për të cilën ai akuzohet. I vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës një vit më parë dhe tashmë në paraburgim, Jaeld Çela kërkoi zbutje të masës së sigurisë, nga “Arrest në burg” që është aktualisht.

Dosja në ngarim të tij ndodhet në Gjykatën e Lartë. Ish-kreu i Policisë së Vlorës akuzohet për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Trafikim i bimëve narkotike” dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Jaeld Çela është dënuar me 3.4 vite burgim për shpërdorim detyre.

Ka qenë fillimisht Gjykata për Krimet e Rënda që e ka dënuar atë me “Arrest në burg” në mungesë, e më pas Gjykata e Apelit të Posaçëm ka konfirmuar dhe ka lënë në fuqi këtë vendim të ish-Krimeve të Rënda.

Referuar ligjit, ish-drejtori Çela thotë se ai nuk mund të mbahet në burg, pasi nga dita e vendimit që ka dhënë Gjykata e Apeli (19.05.2020) ka kaluar me shumë se një vit, ndaj sipas tij afatet e paraburgimit e kanë humbur efektin.

Përmes avokatit të tij, Jaeld Çela kërkoi nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar:

1- Pranimin e kërkesës duke vendosur sipas objektit të saj.
2- Konstatimin e shuarjes së afateve të paraburgimit.
3- Zëvendësimin e masës së sigurimit personal nga “Arrest në burg”, në atë “Arrest në shtëpi”, ose në “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

doc

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img