Hapësire reklamuese

Politikë

GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

Shkruar nga Newsbomb
GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës për përjashtimin

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjokës.

Berisha pretendon se ka konflikt interesi pasi në vitin 1996 e ka shkarkuar nga detyra, mirëpo habia qëndron te fakti se 6 muaj më vonë e ka emëruar në një tjetër post, duke hedhur poshtë aludimet e tij.

Ndërkohë sot në Gjykatën e Posaçme do të mbahet seanca për ish-kryeministrim Sali Berisha, ku masa e sigurisë “detyrim paraqitje” do të ashpërsohet në “arrest shtëpie” ose “arrest në burg”.

Kujtojmë se pak ditë më parë, me 75 vota pro Kuvendi i Shqipërisë i hoqi imunitetin e deputetit, ish-kryeministrit Sali Berisha, duke i hapur në këtë mënyrë rrugë SPAK-ut për arrestimin e tij lidhur me aferën e ish-kompleksit Partizani.

Sali Berisha është vënë nën hetim nga SPAK për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” lidhur me aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani në Tiranë. Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi ranë në pranga për të njëjtën çështje, por për ish kryeministrit nuk u mor e njëjta masë.

Shkak për këtë gjë është bërë mosha e thyer e Berishës, i cili dy muaj  më parë festoi ditëlindjen e 79-të. Si dhe pasaporta e ish-kryeministrit është bllokuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, duke i hequr atij mundësinë për t’u larguar jashtë vendit.

Ai është një ndër zyrtarët më të lartë të shtetit për të cilin kërkohet një masë sigurimi, duke u bërë i pari ish-president i Republikës që ka hesape të hapura me drejtësinë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese