Hapësire reklamuese

Politikë

GJKKO përgënjeshtron Berishën: Avokatët nuk kanë kërkuar përjashtimin e Irena Gjokës

Shkruar nga Newsbomb
GJKKO përgënjeshtron Berishën: Avokatët nuk kanë

Avokatët e Sali Berishës i kërkuan kohë gjykatës për të depozituar kërkesën për përjashtimin ndaj gjyqtares, Irena Gjoka. Për këtë arsye, Gjykata e Posaçme i dha kohë deri të shtunën, duke shtyrë seancën.

Mirëpo, GJKKO me anë të një njoftimi zyrtar bën me dije se deri në orën 16.00 nuk është paraqitur kërkesë me shkrim e avokateve të ish-kryeministrit Sali Berisha për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

"Përshëndetje të nderuar! Në vijim të interesit të shfaqur nga gazetarët. Ju bëjmë me dije se deri në orën 16.00, në sekretarin e gjykatës nuk është paraqitur kërkesë me shkrim e avokateve të shtetasit Sali Berisha për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka! Duke Ju falenderuar për bashkëpunimin!" thuhet në njoftimin e GJKKO.

Ndërkohë, nuk ka munguar as reagimi i avokatëve të Berishës, të cilit shprehen se deri në orarin zyrtar, GJKKO nuk vuri në dispozicion vendimin e papranueshmërisë së kërkesës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

“GJKKO të informojë, se cila është arsyeja qe deri ne orarin zyrtar nuk vuri ne dispozicion vendimin e papranueshmërisë se kërkesës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka sikurse i’u premtua avokateve zyrtarisht dhe verbalisht”, thuhet në reagim.

Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kërkuan audion e seancës dhe procesverbalet, për të provuar njëanshmërin e gjyqtares Irena Gjoka. Dy ditë më parë, GJKKO rrëzoi kërkesën e Sali Berishës për përjashtimin e  gjyqtares Irena Gjokës. Berisha pretendon se ka konflikt interesi pasi në vitin 1996 e ka shkarkuar nga detyra, mirëpo habia qëndron te fakti se 6 muaj më vonë e ka emëruar në një tjetër post, duke hedhur poshtë aludimet e tij.

Kujtojmë se pak ditë më parë, me 75 vota pro Kuvendi i Shqipërisë i hoqi imunitetin e deputetit, ish-kryeministrit Sali Berisha, duke i hapur në këtë mënyrë rrugë SPAK-ut për arrestimin e tij lidhur me aferën e ish-kompleksit Partizani. Lideri historik i Partisë Demokratike nuk e pranoi këtë vendim, duke e cilësuar si ilegjitim në shkelje me Kushtetutë.

Sali Berisha është vënë nën hetim nga SPAK për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” lidhur me aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani në Tiranë. Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi ranë në pranga për të njëjtën çështje, por për ish kryeministrit nuk u mor e njëjta masë.

Shkak për këtë gjë është bërë mosha e thyer e Berishës, i cili dy muaj  më parë festoi ditëlindjen e 79-të. Si dhe pasaporta e ish-kryeministrit është bllokuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, duke i hequr atij mundësinë për t’u larguar jashtë vendit. Mirëpo ekziston mundësia që GJKKO të vendosë dhe arrest me burg, në rast se e kërkon Prokuroria, pasi pika 2 e nenit 230 të Kodit të Procedurës Penale thekson se në raste të veçanta, masa e sigurisë mund të ketë këtë formë shtrënguese, kur vepra penale e konsumuar ka parashikim dënimi deri në 10 vite.

Ai është një ndër zyrtarët më të lartë të shtetit për të cilin kërkohet një masë sigurimi, duke u bërë i pari ish-president i Republikës që ka hesape të hapura me drejtësinë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese