Tirana
scattered clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.1kmh
40 %
Pre
26 °
Sht
28 °
Die
22 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

GJKKO nuk i kthen celularin ish-drejtoreshës në Ministrinë e Brendshme: Ka prova të vlefshme, do zbardhim bisedat për tenderin e Policisë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të mos i kthejë celularin Edlira Naqellarit, ish-drejtoreshë në Ministrinë e Brendshme. Ajo është arrestuar nga SPAK bashkë me zyrtarë të tjerë për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit.

Pas kërkesës së ish-drejtoreshës së Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara, GJKKO ka vendosur që celulari të mos kthehet pasi aty mund të ketë prova të vlefshme. “Nuk do të kthehet, mund të ketë prova të vlefshme. Hetimet janë të hapura dhe celulari mund të na duhet për të zbardhur bisedat për tenderin”, ka arsyetuar Gjykata.

Aktualisht Edlira Naqellari është në burg pasi akuzohet për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim. Në prangat e SPAK ranë dhe 8 zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Brendshme.

Vendimi i SPAK: Zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, me drejtoreshën Edlira Naqellari favorizuan kompaninë e biznesmenit Ismail Kadiu për uniformat e Policisë

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img