Tirana
few clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1kmh
20 %
Enj
26 °
Pre
25 °
Sht
24 °
Die
25 °
Hën
25 °
E enjte, 1 Qershor, 2023

GJKKO nuk e lejoi të veshë sërish “mantelin e bardhë”, mjeku Edvin Prifti nxjerr punimet shkencore: Jam një ndër kirurgët më të cituar në Ballkan, shteti im…

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ia ka ndaluar mjekut Edvin Prifti që të rikthehet në detyrë, pasi ai akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ndërkohë, në një postim në rrjetet sociale, mjeku ka publikuar numrin e citimeve të punimeve të tij shkencore, të cilat e kalojnë shifrën 2000, teksa thotë se është një nga kirurgët më të cituar në Ballkan.

Mjeku falenderon prindërit, mësuesit e tij, kolegët dhe shtetin italian për mbështetjen. Gjithashtu ka edhe një falenderim për Shqipërinë, për të cilën thotë se nuk bëri asgjë për këto merita shkencore, por gjithsesi, mbetet vendi i prindërve të tij.

“Numri i citimeve te punimeve te mia shkencore ne platformen researchgate dhe scopus kalon numrin 2000 dhe ne google scholar numrin 5000 duke me dhene mundesine te jem nje nga kirurget me te cituar ne Ballkan dhe i pari ne vendet e Ballkanit perendimor. U jam mirenjohes  prinderve te mi, mesuesve ne tre kontinente ku kam punuar dhe studjuar, kolegeve te mi, dashamiresve dhe pacienteve te mi qe besuan jeten ne duart dhe mendjen time. Do doja te falenderoja edhe shtetin italian kryesisht per impenjimin e tij ne kete proces. Sigurisht do falenderoja edhe shtetin e vendit tim i cili edhe pse sberi asgje per keto merita shkencore, perkundrazi i anatemoi ato, gjithesesi mbetet vendi i prinderve te mi”, shkruan mjeku Edvin Prifti.


Më shumë