Tirana
overcast clouds
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
23 %
3.6kmh
90 %
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
38 °
Hën
39 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

GJKKO lë në burg dy kushërinjtë nga Zall-Bastari, shpërthyen me tritol makinën e Gjon Menës në Kamëz: Dosja i kalon SPAK-ut

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

27d33af87aea3eef29c4e83ccd9c0cb1

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lë në burg dy kushërinjtë Ermond e Enver Jakimi, të cilët organizuan dhe i vendosën tritol makinës së Gjon Menës në Kamëz.

Ata kanë thënë para organit të akuzës se ishin porositur nga Gjergj Cukali për atentatin me tritol ndaj Menës, i cili u kishte premtuar 30 mijë euro por u kishte dhënë vetëm 2 mijë. GJKKO më herët ka lënë në burg dhe vetë Gjergj Cukalin, i arrestuar bashkë me dy kushërinjtë.

Lënda plasëse shpërtheu sapo Mena u afrua te makina e tij, por fatmirësisht “shënjestra” mori vetëm disa lëndime në këmbë dhe arriti të shpëtojë. Gjergji Cukali ka pretenduar se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe nuk ka njohje me Gjon Menën, por ky pohim nuk e ka bindur Prokurorinë dhe Gjykatën, të cilat kanë vendosur ta lënë atë në burg.

Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë për këtë dosje dhe ka vendosur që t’ia kalojë atë Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img