Hapësire reklamuese

Aktualitet

GJKKO ktheu kompleksin “Golden” tek i zoti, ironizon Artan Hoxha: Ndjesë djema, asgjë personale, çështje pune. OFL s’i duhet askujt…

Shkruar nga Newsbomb
GJKKO ktheu kompleksin “Golden” tek i zoti, ironizon Artan Hoxha:

Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar “Operacionin Forca e Ligjit”, duke u shprehur se një vit më parë OFL nisi me bujë të madhe nga qeveria Rama, por që tashmë sipas tij “nuk i duhet askujt”. 

Në një postim në Facebook, Hoxha shprehet se OFL-ja e arriti qëllimin për të pastruar imazhin e qeverisë para ndërkombëtarëve, ndërsa shton se “lidhjet me krimin janë vetëm një fake-neës i medies dhe kundërshtarëve politikë”.

“Tashme OFL-ja e arriti qëllimin, e pastroi imazhin e qeverisë para ndeëkombëtarëve, se lidhjet me krimin e organizuar janë vetëm një fake neës i medias dhe i kundeështarëve politikë. Ndërkohë zgjedhjet e 25 prillit u fituan me sukses”, shkruan Hoxha.

Hoxha ka bërë këto deklarata duke iu referuar lajmit të sotëm, ku GjKKO rrëzoi kërkesën e SPAK, duke rikthyer në pronësi të Altin Hajrit kompleksin “Golden”, i cili ishte sekuestruar disa muaj më parë nga OFL, pasi sipas tyre ishte ngritur me burime jo të ligjshme.

Kujtojmë se në këtë kompleks u vra Jan Prenga, i cili u rrëmbye më 17 janar 2020 pranë banesës së tij në Kamëz nga persona të maskuar, të cilët e dërguan atë në Shijak.

Postimi i plotë i Artan Hoxhës:

Fundi “i lumtur” i një përralle, me OFL!!!

E mbani mend OFL-në (Operacioni Forca e Ligjit) e famshme, qe nisi nje vit para zgjedhjeve, per ta pastruar qeverine Rama nga akuza me e rende, implikimi i saj me krimin e organizuar??!!

E kujtoni ku nisi ky mega-operacion i propaganduar, me buje nga qeveria Rama?!

E dini ku u shfaq per here të pare ajo policja bjonde me syze dielli të erreta?!!

E mbani mend se nje nga akuzat kryesore, qe i behej presidentit nga qeveria, ishte miqesia e tij me personazhe te botes se krimit, subjekt i OFL-se, pikerisht me vellezerit Hajri?!!

Ju kujtohet qe në zgjedhjet e 2017-es nje nga mbeshtetesit kryesor dhe financues të LSI-se në zonen e Shijakut, ishin vellezerit Hajri?!!

E pra, gjithçka nisi tek dera e bukur e kompleksit luksoz Golden, të familjes Hajri në Shijak.

Tashme OFL-ja e arriti qellimin, e pastroi imazhin e qeverise para nderkombetareve, se lidhjet me krimin e organizuar jane vetem nje fake neës i medias dhe i kundershtareve politike. Nderkohe zgjedhjet e 25 prillit u fituan me sukses.

Epo tani, bëjini naftën OFL-së, se nuk i duhet më askujt...

Kompleksi Hajri, ku u pa i filmuar per here te fundit Jan Prenga dhe nga ku u zhduk për të mos u gjetur kurre kufoma e tij, tashme rezulton me vendim gjykate, se eshte ndertuar me burime financiare të ligjshme...

Kot sa për kuriozitet, po ju bej nje pyetje: A e dini, për kë force politike beri fushate në zgjedhjet e 25 prillit Altin Hajri, pavarësisht se, vazhdonte të ishte në kerkim për rrembimin, vrasjen dhe zhdukjen e kufomes, së Jan Prenges???!!!

Besoj e kuptoni, nuk ka nevoje t’ua them unë....

Në fund, nje ndjese per “çunat e Shijakut”, kemi nje vit e gjysem qe jemi marre me ta duke u “rene në qafe”.

Gjykata speciale ku kane varur shpresat për drejtesi gjithe shqiptaret, sapo u dha të drejtë.

Nuk me mbetet gje tjeter vetem se te huazoj batuten e mafiozeve të filmi “Kumbari”,

“djema, asgje personale, eshte thjeshte çeshtje pune”...

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.