Tirana
broken clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
74 %
1.3kmh
54 %
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
Mër
25 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

GJKKO jep masat për të arrestuarit e operacionit “Shpirti”, 14 lihen në burg, ja çfarë u vendos për prokurorin Maksim Sota dhe ish-zv.drejtorin e Policisë Vlorë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë te dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë për 18 persona nga 28 të arrestuarit në kuadër të operacionit “Shpirti”.

Për 14 prej tyre, Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën “arrest me burg”.

Me arrest në burg është dhënë për Aleks Memaj, Jovan Memaj, Aleksandër Neço, Shkëlzen Kamberi, Benard Tahiraj, Mereglen Çaçi, Erind Hysomenaj, Klajdi Ademi, Toni Kushi, Erion Hoxhara, Çezar Gjomemo, Sajmir Kurti drejtor i zyrës së Punës në Kavajës, Malton Lleshi, Shkëlzen Daçi, Eltion Bregasi, Paul (Agustin) Deda në arrati shoqërues i ministrit të Brendshëm të kohës Sajmir Tahiri, Hekuran Marku në arrati shoqërues i ministrit të Brendsëhëm të kohës Sajmir Tahiri, Hamid Seferi, Leonidha Sejdiaj, Ilir Gaba, Geri Zylyftari, Erlind Zylyfttari, Artan Zylyftari Festim Lela, Ish-oficeri i policisë i proceduar më parë  për trafik narkotikësh.

Arrest Shtëpie është dhënë Luan Zylyftari,  Artur Krasniqi punonjës i policisë së Kavajës, Ilirjan Balla shefi i sektorit kundër trafiqeve në Policinë e Shtetit, Maksim Sota (Prokurori i Vlorës)

Kujtojmë që më 2 korrik parë SPAK dhe Antimafia italiane finalizuan operacionin e koduar “Shpirti” në kuadër të të cilit u arrestuan 38 persona, 28 prej tyre në Shqipëri, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.

Autoritetet Shqiptare dhe DIA, gjatë hetimeve të mëparëshme bërë në Shqipëri në kuadër të operacioneve SHEFI dhe KULMI në mars të vitit 2018 e në qërshor të vitit 2020, kanë rindërtuar, edhe me ndihmën e deklaratave të katër bashkëpuntorëve të drejtësisë, të dhëna për shkelje të ligjit dhe veprime korruptive te kryera nga zyrtar publik shqiptar, pastrim parash, po ashtu të gjithë “zinxhirin e prodhimit” të lëndës narkotike, që nga kultivimi, prodhimi, mbledhja, magazinimi dhe trafikimi në drejtim të brigjeve pugliese me mjete lundruese  të fuqishme.

Kujtojmë se prokurorit të Vlorës Maksim Sota iu sekuestrua makinë nga SPAK me dyshime që automjetin prokurorit t’ia kenë blerë trafikantët e drogës. Prokurori Sota apeloi masën e sekuestros dhe ka kërkuar që t’i kthehet makina por ditën e sotme Apeli i GJKKO ka hedhur poshtë pretendimin e tij.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img