Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

GJKKO i konfiskon pasuritë deputetit të PD-së që iu bashkua Foltores, mbetet vetëm me 1 apartament

Shkruar nga Newsbomb
GJKKO i konfiskon pasuritë deputetit të PD-së që iu bashkua

Gjykata e posaçme ka konfiskuar pasuritë e deputetit demokrat Kasëm Mahmutaj si të pajustifikuara, pas një hetimi pasuror të SPAK mbi pasuritë e të vellait Gazmend Mahmutaj, një i dënuar gjatë vitit 1993 për akuzën shfrytëzimit të prostitucioni në Itali

Në vendimin e shpallur nga gjyqtarja Etleva Deda numërohen 22 pasuri të konfiskuara ndaj tre vëllezerve Mahmutaj, mes të cilave ndodhen edhe pronat e deputetit. Burimet i treguan TCh se nga  deputeti Kasëm Mahmutaj me urdhër të gjykatës kaluan ne favor  të shtetit  dy apartamente , dy sipërfaqë trualli dhe njeë automjet. Ndonëse i deklaruan si të ardhura nga emigracioni, gjykata vlerësoi se pasurite e Behar,Kasëm dhe Gazmend  Mahmutaj  nuk justifikohen dhe se ka dyshime që burojnë nga krimi sa kohë ky i fundit rezulton i denuar.

Vëllai i deputetit Gazmend Mahmutaj me emrin e ndryshuar në Eduart Toska rezulton të jetë shpallur fajtor nga Gjykata e Veronës në Nëntor 1993. Ky vendim për akuzën e shfrytëzimit te prostitucionit është konvertuar në Shqipëri me 8 vjet burg në të njëjtin vit deputetit dhe dy vëllezerve të tij iu është lënë pa konfiskuar vetëm nga një banese, që u toleruan nga gjykata për motive sociale dhe strehimi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll