Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
94 %
2.1kmh
0 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

GJKKO i ktheu pasuritë, SPAK kërkon sekuestrimin e pronave në zotërim të Adriatik Llallës

spot_img

Lajme të ngjashëm

4231a7b792c758f93e0383c490ff3c56

Struktura e Posaçme Anti-korrupsion ka kërkuar që të sekuestrohen pasuritë që janë në emër të ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Pasuritë e Llallës më parë ishin në sekuestro, por GJKKO vendosi për heqjen sekuestros preventive ndaj pasurisë së ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Prej vitit 2018, disa mijëra metra katrot tokë dhe një apartament në pronësi të Llallës u vendosën në sekuestro preventive, pas akuzave të ngritura ndaj tij për pastrim parash dhe mosdeklarim të ardhurash.

Tani SPAK sërish ka kërkuar që të vihen në sekuestro:

Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;

Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;

Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;

Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;

Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë.

Aktualisht Llalla po gjykohet vetëm për mosdeklarim të të ardhurave. Nëse shpallet fajtor, Llalla rrezikon nga dënimi me gjobë, deri në tre vite burg.

Më shumë

spot_img