Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
53 %
2.6kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
32 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

GJKKO e dënoi me 2 vite burg për “fshehje pasurie”, Adriatik Llalla akuzon: E prisja një vendim të tillë, e morën jashtë dhe e formalizuan në sallën e gjykimit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Disa ditë më parë Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi me 2 vite burg dhe 5 vite qëndrim jashtë funksioneve publike ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llallën, i cili u akuzua për “fshehje pasurie”.

Mbrëmjen e sotme në një intervistë në Syri Tv ai u shpreh se e priste një vendim të tillë, pasi ky vendim është marrë jashtë sallës së gjykimit dhe thjesht sa është formalizuar në gjykatë.

“Të jem i sinqertë, një vendim të tillë e prisja. Është një vendim që u mor jashtë sallës së gjykimit, prej më shumë kohësh, hetimet e nisura ndaj meje, edhe përpara se prokuroria të niste hetimet, dukej se një vendim i tillë ishte marrë dhe u formalizua në sallën e gjykimit. Normalisht nuk ndihem mirë. Nuk ka si ndihet mirë një njeri që është dënuar për një vepër që nuk e ka kryer. Por krahas vetes ndjej se sistemi i drejtësisë po shkon drejt një modeli tjetër të zhvillimit, ku në shumë raste vendimmarrjet merren jashtë sallën së gjykimit për të plotësuar tekat, dëshirat, mllefet e individëve të caktuar”, tha Llalla.

Një vendim të tillë e prisnit në sallën e gjyqit, por ditën që jeni emëruar kryeprokuror, a ke menduar ndonjëherë se do të dënoheni për korrupsion dhe ish-kryeprokurori, apo prokurori Adriatik Llalla do të jetë një ditë i burgosur?

Hetimet ndaj meje filluan për korrupsion dhe për disa vepra të tjera penale. Nuk u la veprim hetimor pa u bërë për të verifikuar nëse kishte korrupsion apo jo. Përfundimi ishte se prej meje, akuza mendoj se shkoi në mos deklarim të pasurive dhe për asnjë vepër tjetër penale. Vepër për të cilën jam edhe dënuar në pritje për të ndjekur ecurinë e mëtejshme të procesit.

Në momentin që jeni zgjedhur si kryeprokuror, a keni menduar se një funksion i tillë ka edhe rrisqe të tilla?

Normalisht këto janë kostot e pushtetit, por në bindjen time, punën time ka qenë gjithmonë i sigurtë që nuk ka pasur asnjë veprim të kundërligjshëm, aq më tepër për korrupsion, apo vepra të kësaj natyre.

Jeni i bindur se nuk keni kryer korrupsion, por gjykata arriti në përfundimin se ju keni fshehur pasurinë ne 3 raste, cilat janë këto raste dhe provat që mori për bazë gjykata?

Do të bëj një përmbledhje të asaj çfarë aludohet në lidhje me pasuritë e mia. Bëhet fjalë për një apartament banimi 60 metra2 në qytetin e Durrësit, 22 mijë metër2 tokë arë në një fshat të largët të Tiranës dhe kati i 3-të i banesës ku unë jetoj prej mëse 20 vitesh. Sipas akuzës edhe më pas të gjykatës, asnjë prej meje nuk pati pretendime nëse këto pasuri ishin deklaruar, prona që unë i kam dhe i kam deklaruar. Pretendimi i akuzës është se nuk është deklaruar vlera reale e ndërtimit të këtyre pronave. Akuzë që e bazojnë vetëm në një akt ekspertimi teknik e kryer nga një eksperte e zgjedhur nga prokurori, pa kryer asnjë veprim tjetër hetimor. Kjo u mor përbazë dhe mbi bazën e këtij ekspertimi gjykata arriti në konkluzionin që unë kam kryer këtë vepër penale. Akt të cilin unë realisht është kryer në mënyrë të njëashme dhe në provat e reja që dolën gjatë gjykimit, e sillte të domosdoshme kryerjen e një akti tjetër ekspertimi. Gjykata nuk mori në konsideratë vetëm me qëllimin që ti referohen këtij akti që në përfundim të gjykimit të gjindej shkaku që të më deklaronte fajtor.

Pra janë 3 raste. Një apartament në Durrës, tokë në një fshat të Tiranës dhe kati i 3-të i banesës. Ju thoni se i keni të deklaruara. Nuk i justifikojnë të ardhurat tuaja këto pasuri?

Këto pasuri janë të siguruara nga burime të ardhurash legjitime, të verifikuara, kontrolluara prej 3 vitesh nga hetimi. I vetmi pretendim në rastin tim, bazohet në rastin e rivlerësimit, në bazë të të cilit pretendohet se këto prona kanë vlerë më të lartë dyfish se sa i kam deklaruar unë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img