Hapësire reklamuese

Aktualitet

GJKKO e dënoi me 2 vite burg, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ankimon vendimin, kërkon të shpallet i pafajshëm

Shkruar nga Newsbomb
GJKKO e dënoi me 2 vite burg, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ankimon

Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka ankimuar dënimin me 2 vite burg në Shkallën e Parë, për akuzën e fshehjes së pasurisë në 3 raste.

Ankimimi është dorëzuar ditën e sotme në Gjykatë dhe pritet që në ditët më vijim të hidhet shorti për gjyqtarin e çështjes, ndërsa avokati i tij kërkoi pafajësi, duke e cilësuar hetimin si tendencioz.

Kujtojmë se, më 20 maj GJKKO e dënoi me dy vite burg ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, për "mosdeklarim të pasurisë", si dhe e përjashtoi për 5 vite nga funksionet publike. Gjykata Speciale vendosi që Llallës ti konfiskohen pasuritë.

Pasuritë e konfiskuara të ish-kryeprokurorit Llalla:

- Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;

- Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;

- Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;

- Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;

- Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll