Hapësire reklamuese

Politikë

GJK pranon ankesën e opozitës për shfuqizim të rregullores së re të Kuvendit

Shkruar nga Newsbomb
GJK pranon ankesën e opozitës për shfuqizim të rregullores

Gjykata Kushtetuese ka pranuar ankesën e opozitës për ndryshimin e rregullores së Kuvendit.

Në datën 19 dhejtor 2023, 45 deputetë të opozitës paraqitën në Gjykatën Kushtetuese kërkesë për shfuqizimin e ndryshimeve të rregullores së Kuvendit,  që i dënon deputetët deri në 60 ditë nëse pengojnë mbarëvajtjen e seancës.

Sipas opozitës ndryshimet e rregullores të Kuvendit janë të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Lexo edhe: PS miraton mes tensioneve rregulloren e re të Kuvendit

Për pasojë Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, me vendimin e datës 25.01.2024, vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në Mbledhjen e Gjyqtarëve, e cila, sot, në datën 07.02.2024, vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve.

Për shkak të natyrës së kësaj çështjeje dhe pretendimeve e kërkimeve të parashtruara, shqyrtimi i saj do të bëhet nga Gjykata me përparësi, duke reduktuar, për këtë arsye, edhe afatet e palëve për paraqitjen e parashtrimeve dhe të qëndrimeve të tyre.

Rregullorja e re e Parlamentit hyri në fuqi më 18 dhjetor 2023. Me ndryshimet e reja, deputetët përjashtohen nga Sekretariati i Etikës deri në 60 ditë nga aktiviteti parlamentar, gjë që është kundërshtuar nga opozita me argumentin se shkel të drejtat e ligjvënësve duke lënë qytetarët pa përfaqësim.

Njoftim i i Gjykatës Kushteuese

Në datën 19 dhjetor 2023, një grup prej 45 deputetësh të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ka paraqitur në Gjykatën Kushtetuese kërkesë për shfuqizimin e vendimit nr. 126/2023, datë 14.12.2023 të Kuvendit “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar””, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, si edhe pezullimin e zbatimit të tij deri në dhënien e vendimit përfundimtar nga Gjykata.

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, me vendimin e datës 25.01.2024, vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në Mbledhjen e Gjyqtarëve, e cila, sot, në datën 07.02.2024, vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve.

Në lidhje me kërkesën për pezullim, me shumicën e votave, Mbledhja e Gjyqtarëve vendosi shqyrtimin e saj në seancë plenare.

Për shkak të natyrës së kësaj çështjeje dhe pretendimeve e kërkimeve të parashtruara, shqyrtimi i saj do të bëhet nga Gjykata me përparësi, duke reduktuar, për këtë arsye, edhe afatet e palëve për paraqitjen e parashtrimeve dhe të qëndrimeve të tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese