Tirana
overcast clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
75 %
1kmh
100 %
Enj
11 °
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
9 °
Hën
8 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

Gjithë shqiptarët në Vlorë për 28-29 Nëntor, bizneset dhe vlonjatët hapin dyert: Ejani te vendi i festës për tre ditë të mrekullueshme

spot_img

Lajme të ngjashëm

Në qytetin e Vlorës u çelën festat dhe aktivitetet me rastin e 28-29 Nëntorit. Në sheshin e Skelës, pranë Universitetit Ismail Qemali është organizuar panairi kulinar dhe artizan me pjesëmarren e bizneseve të qytetit.

Ky aktivitet u organizua nga Unioni turistik i Vlorës ku prezent në ceremoni krahas përfaqësuesve të bizneseve kishte edhe personalitete të jetës politike të qytetit bregdetar dhe jo vetëm.

Në fjalën e saj zv.ministrja e Turizmit, Vilma Bello, e ka vendosur theksin tek rëndësia që duhet ti jepet qytetit për këto festa.

Sipas saj zhvillimi i të tilla aktiviteve që do të vijojnë do ta kthejnë Vlorën në kryeqytetin e festimeve, duke i dhënë një atmosferë krejt tjetër qytetit.

“Kjo nismë është shumë e frytshme, pasi shpesh herë duket sikur inicativat vijnë nga pushteti qendror, por ky është një shembull shumë i mirë se si Unioni Turistik dhe gjithë bizneset dhe të gjithë ata që operojnë për ta dashur Vlorën jo vetëm gjatë ditëve të festave, por përgjatë gjithë ditëve të vitit ka nisur sot një organizim i cili do të zgjasë përgjatë gjithë ditëve të festave. Unë uroj gëzuar jo vetëm në emër të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, por edhe si qytetare vlonjate ti kalojmë sa më gëzuar dhe të ftojmë çdo kënd në Vlorë që këto 4 ditë festash ti festojmë të gjithë së bashku”, tha Bello.

Ndërkohë, Vasil Bedinaj, kreu i operatorëve turistikë të Vlorës, gjatë fjalës së tij vendosi theksin tek rëndësia që kanë këto festa për qytetin.

Sipas tij, kjo është edhe arsyeja se përsë bizneset në Vlorë në këto festa janë bërë bashkë, duke sjellë risi dhe oferta, për të dhënë kontributin e tyre që qyteti të ketë disa ditë festë siç e meriton.

“Më bëhet qejfi që të gjithë operatorët turistikë, të gjitha institucionet e pushtetit qëndror jemi bërë të gjithë bashkë për ti dhënë Vlorës dhe për ti dhënë të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe jo vetëm dhe ata të Kosovës që le të kalojmë këto tre ditë festash aty ku është vendi i festës, festa e Flamurit, pra le të kalojmë ne si qytetarë vlonjatë dhe të jgithë operatorët turistikë tu japim të gjithë vizitorëve që do të vijnë në Vlorë tre ditë të mrekullueshme”, tha ai.

Florika Rodakaj shpreh kënaqësinë që pjesë e aktiviteteve janë mosha të ndryshme.Sipas saj ky është qëllimi i festave dhe aktiviteteve në kuadër të tyre, që të përfshijnë çdo moshë, duke krijuar atmosferë gjithpërfshirse.

“Një event që zgjat vetëm tre ditë. Ne kemi bashkuar artin, kulturën enogastronominë dhe të gjitha ato që ju mund të gjeni në Vlorë. Që kështu përveç agjencive turistike të gjithë i ftojmë që të vizitojnë Vlorën sepse koha do të jetë e mirë dhe do të gjeni shumë suprizë. Që kështu ne do të bëjmë namin dhe shpresojëm që ta bëjmë bashkë. Përveçse të themi operatorit turistikë e kam pikë të dobët të themi e pjesëmarrjes së gjinisë femërore në këto evente dhe shpresoj që ti gjej në çdo sektor”, tha ajo.

 

Më shumë


spot_img









spot_img