Tirana
scattered clouds
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Hën
26 °
Mar
25 °
Mër
25 °
Enj
23 °
Pre
16 °
E hënë, 20 Shtator, 2021
spot_img

Gjithë familja në pranga për një parcelë hashash, arrestohen në flagrancë nënë e bir, Policia shpall në kërkim babain (EMRAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Nënë e bir kanë rënë në prangat e Policisë së Beratit, pasi akuzohen për kultivim të bimëve narkotike. Në kërkim është shpallur kryefamiljari. Janë arrestuar Mira Mezini dhe djali 17 vjeçar Q.M, dhe në kërkim është babai, Mersin Mezini.

Referuar njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasit Mira Mezini, 52 vjeçe dhe Q. M., 17 vjeç (nënë e bir), si dhe shpallën në kërkim shtetasin Mersin Mezini, 60 vjeç (bashkëshorti i shtetases M. M.), të tre banues në fshatin Dobrenjë, Skrapar.

Gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tyre dhe në pyllin në afërsi të saj u gjetën kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa dhe 2 krehra me fishekë.     

Në vijim të veprimeve hetimore filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Adriatik Dervishi, 59 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Dobrenjë, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre. 

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img