Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Gjithçka shkoi mirë”, Altin Prenga i “Mrizit” ndan foto nga spitali: Falenderoj miqtë që dhuruan gjak

Shkruar nga Newsbomb
“Gjithçka shkoi mirë”, Altin Prenga i

Sipërmarrësi Altin Prenga i “Mrizit të Zanave” prej disa ditësh ndodhet i shtruar në “Spitalin Amerikan” për shkak të problemit shëndetësor që ka pasur.

Ai ka postuar një foto nga spitali dhe falenderon të gjitha ata që i kanë dhuruar gjak, teksa shkruan se për pak ditë do të lërë edhe spitalin.

Ndër të tjera ai shkruan se gjatë ditëve në spital ka reflektuar për të kuptuar se nuk zgjidhen dot të gjitha hallet dhe punët.

“Kalova një javë reflektimi ndoshta të domosdoshme për të komunikuar me veten, për të kuptuar se nuk zgjidhen dot gjitha punët/hallet tona dhe të tjerëve.

Për fat gjithçka shkoj mirë dhe për pak dit dal nga spitali?

Falenderoj miqtë që dhuruan gjak, falenderoj gjithë miqtë dhe të afërmit për interesimin, vizitat, telefonatat, trazimin, qofshi mirë familjarisht?” shkruan Prenga në postimin e tij/

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu