Tirana
broken clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
74 %
1.3kmh
54 %
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
Mër
25 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

“Gjithçka që ke”, shkrimtari Enkelejd Lamaj kthehet me një thriller jashtëzakonisht tronditës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Shkrimtari Enkelejd Lamaj kthehet me një thriller jashtëzakonisht tronditës “Gjithçka që ke” është romani më i shumëpritur i vitit. Por ky roman ka kohë që po vjen.

Enkelejd Lamajnjihet nga të gjithë si shkrimtari i parë dhe i vetëm që sfidon lexuesin me tregimet dhe romanet e tij të frikshëm. Pas tre përmbledhjeve me tregime horror dhe dy romaneve, më i fundit “Ajo e errëta”, që tashmë është duke u kthyer edhe në filmin e parë horror shqiptar, Enkelejd Lamaj vjen me një roman thriller, i cili na rrëfen një histori ngjethëse, plot terror mizor e tension të lartë, që është sa e pabesueshme, aq edhe e errët dhe e zymtë.

225713702 1839082473145934 8452338268978705394 n

Kur shkrimtarja Adelina Hoxhaj zgjohet në një shtrat spitali, ajo nuk e mban mend se përse ndodhet aty dhe se çfarë ka bërë, por edhe kur ia tregojnë, ajo përsëri nuk e beson, derisa shkon në shtëpi dhe shikon dhomën e kthyer përmbys, mobiliet e shkatërruara dhe fjalët e shkruara me gjakun e përtharë: Gjithçka që ke.

Dalëngadalë, jeta e saj do të kthehet përmbys e, bashkë me të, edhe jeta e krejt kryeqytetit. Paralel me të, mes kaosit dhe mizorisë së pashembullt, gazetarja Sidorela Ejlezi do të ndjekë ambicien dhe dëshirat e saj, por me çfarë çmimi?

Kurdoherë që ekziston një skenë e frikshme, si disa syresh që eksploron ky roman, pyesim veten: vallë ne i kërkojmë vetë detajet më të tmerrshme? Po pse, ose po pse jo? A nuk mjafton thjesht një britmë nga ana tjetër e një dere të mbyllur për të na bindur se diçka e tmerrshme është duke ndodhur?

Por me shkrimtarin Enkelejd Lamaj asgjë nuk mjafton. Dhe gjatë romanit “Gjithçka që ke”, dera do të qëndrojë e hapur dhe diçka në shpirtin tonëdo të prishet. Tirana nuk e ka pasur kurrë më parë një vrasës serial. Tani e ka! E quajnë Flutura e Zezë.

Ai është një vrasës i paskrupullt, i cili hyn në shtëpitë e viktimave dhe i masakron, duke u gjymtuar organet në mënyra mizore. Por ai nuk mjaftohet vetëm me të gjallët. Ai nuk lë rehat as të vdekurit. Firma e tij është pikërisht një flutur e zezë, e fiksuar me gozhdë në qafën e viktimës. Dhe teksa terrori vërshon mbi kryeqytet dhe krejt vendin, e vetmja mënyrë që të gjendet dhe ndaletky vrasës serial, është që dikush të kërkojë në skutat më të errëta të kujtimeve dhe të shkelë në rrugët e harruara të së shkuarës, pavarësisht nëse ato gjarpërojnë drejt një fundi shkatërrues.

Bëhet e qartë, dhe jo për herë të parë, që Enkelejd Lamajtë çon me GJITHÇKA QË KE në territore shqiptare, gjithnjë e më të largëta e asnjëherë të shkelura më parë, kufrika dhe makthet zor se tejkalohen lehtësisht (në qoftë se mund të tejkalohen). Romani “Gjithçka që ke” botohet nga shtëpia botuese “Arka e Noes” dhe do të gjendet në librari prej datës 14.9.2021.Deri atëherë, romani mund të rezervohet online me -30% ulje, përmes faqeve dhe profileve zyrtare të autorit dhe shtëpisë botuese.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img