Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjithçka ndodhi gjatë transmetimit LIVE, gazetarit i bie ekrani gjigand mbi shpinë, dërgohet me urgjencë në spital (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Pamje nga emisioni

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një emision sportiv në Kolumbi.

Gjatë transmetimit live në kanalin ESPN, një ekran i madh u shkëput nga muri dhe ra mbi gazetarin e ftuar.

Siç duket edhe nga video-ja goditja ishte e fortë aq sa shkaktoi tronditjen e të gjithë studios.

Gazetarit iu përplas fort koka për tavolinë, ndërsa moderatori u zbardh në fytyrë nga ajo që sapo kishte parë.

Menjëherë ai kërkoi publicitet, pasi kishte ngecur dhe nuk dinte se si të vepronte.

Sipas informacioneve nga mediat e huaja, gazetari nuk ka pësuar dëmtime shumë serioze dhe ndodhet në spital duke marrë mjekimin e nevojshëm.  

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll