‘Gjithçka lidhet me rritjen e testimeve’, PD i përgjigjet Ramës me fjalët e këshilltarit të tij Tony Blair: Koha nuk pret

Publikuar tek: politike, më 17:55 07-04-2020 ‘Gjithçka lidhet me rritjen e testimeve’, PD i përgjigjet Ramës me fjalët e këshilltarit të tij Tony Blair: Koha nuk pret

Vijojnë replikat mes Partisë Demokratike dhe kryeminstrit Edi Rama, sa i përket përballimit të situatës së krijuar prej Covid-19.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka publikuar një video, ku shfaqet ish-kryeministri i Britanisë dhe ish-këshilltari i Ramës, i cili deklaron se gjithçka lidhet me rritjen sa më shpejt të numrit të testimeve.

Më tej, Bardhi i bën thirrje Ramës të mos e fsheh mungesën e përgatitjeve dhe të kiteve testuese, pas një ekipi mjekësh që kanë sakrifikuar edhe shëndetin e tyre.

Postimi i plotë:

Edi Rama dëgjoje edhe Toni Blair: "Gjithçka lidhet me rritjen sa më shpejt të numrit të testimeve. Na duhet të dimë se kush e ka sëmundjen apo kush e ka kaluar. Në mënyrë që t'i japim fund bllokimit dhe t'i kthejmë njerëzit në punët e tyre. Të kthejmë pak normalitet në jetët tona të përditshme."

Edi Rama mos e fshih mungesën e përgatitjeve dhe të kiteve testuese, pas një ekipi mjekësh dhe specialistësh që kanë sakrifikuar edhe shëndetin e tyre duke u infektuar vetë nga virusi.

Koha nuk pret. Nga testimet varet identifikimi i personave të infektuar, shkëputja e zinxhirit të transmetimit e më pas clirimi i ekonomisë dhe tejkalimi i kësaj krize.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093469619750977
array(1) { ["section"]=> string(124) "gjithcka-lidhet-me-rritjen-e-testimeve-pd-i-pergjigjet-rames-me-fjalet-e-keshilltarit-te-tij-tony-blair-koha-nuk-pret-201765" }