Tirana
overcast clouds
15 ° C
15 °
15 °
88 %
0.5kmh
90 %
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
20 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

“Gjithçka ka ndodhur për arsye personale”, zbardhet dëshmia e Angjelin Sterkajt, ekzekutoi para banesës Armando Beqirin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Është zbardhur dëshmia e Angjelin Sterkajt, i cili akuzohet se më 13 shkurt ekzekutoi shqiptarin Armando Beqirin në Islandë.

Ai para policisë ka treguar se ngjarja ka ndodhur për arsye personale, teksa nuk ka preferuar të mos flasë më shumë.

Madje ai është shprehur se ekzekutimin e ka bërë të vetëm dhe se nuk ka pasur bashkëpuntorë, teksa ka thënë se i vjen keq se disa janë në paraburgim, pasi s’kanë lidhje me ngjarjen.

“Më vjen shumë keq që një numër i madh njerëzish, të cilët nuk kanë marrë pjesë në atë që bëra unë, ishin të përfshirë në këtë çështje dhe madje u desh të vendoseshin në paraburgim. Gjithçka ka ndodhur për arsye personale, të cilat kishin të bënin personalisht me mua dhe të ndjerin. U bënë kërcënime serioze dhe filloi rrjedha e ngjarjeve, të cilat nuk i shpjego dot për momentin”, ka thënë ai.

Angjelin Stërkaj nuk është një emër i panjohur edhe për policinë shqiptare, pasi është shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë.

Policia ka dyshime se e gjithë ngjarja ka ndodhur për prishje pazaresh të drogës, por ende nuk kanë prova.

Kujtojmë që pak para mesnatës së 13 shkurtit, Armando parkoi makinën e tij në garazh, dhe në të njëjtën kohë kur po ecte për tek dera e përparme, një makinë iu afruar shtëpisë së tij. Në atë moment ai u qëllua me disa plumba duke i shkaktuar vdekjen.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img