Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
57 %
4.6kmh
20 %
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
26 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

“Gjirokastrën e gjetëm si Thumanën pas tërmetit”, Rama flet për projektet e reja dhe për marrëveshjen me qeverinë turke

spot_img

Lajme të ngjashëm

cb40b9fc95d637e7fc1c79ff82f1b558

Kryeministri Rama prej ditës së djeshme ndodhet në Gjirokastër, e cila me ndryshimet e bëra është shndërruar në një prej zonave më të vizituara për turizëm.

Sot ai ka bërë një intervistë për ERTV, ku ka folur për ndryshimet dhe planet për zhvillimin e Gjirokastrës.

Rama është shprehur se Gjirokastrën e ka gjetur si Thumanën pas tërmetit dhe se në këto vite është zhvilluar shumë.

Kryeministri ka folur edhe për projektet e reja që pritet të zhvillohen në vijim. Ai u shpreh se ka një projekt për një parkim në Gjirokastër dhe kështu lëvizja në qendër do të jetë vetëm për këmbësorët, teksa u ndal edhe tek investimi dhe bashkëpunimi me Turqinë, në një zonë të Gjirokastrës ku do të riparohen dhe do ndërhyhet në infrastrukturën e disa banesave për të mos lejuar degradimine  tyre.

Pjesë nga biseda:

Rama: Nga një organizëm në agoni është një organizëm i zgjuar që lëviz dhe ka një ambicie për ta parë të ardhmen ndryshme.

Këtu ne jemi në një shembull tpik një gërmadhë në kuptimin e plotë të fjalës. Sot është transformuar, dhe historia e këtij lokali është historia domëthënëse e Gjergjit, i cili është kthyer në shtëpi dhe kanë jetësuar këtë pasur me kursimet e tyre për të treguar se ata që investojnë në pasuri të tilla, fitojnë këtu më shumë se cfarë fitojnë atje.

Gazetari: A kanë mundësuar zhvillimet e bëra, kthimin e Gjirokastrës në një motor ekonomik

Rama: Do ti duhet ende kohë për të vrapuar, Gjirokastra po ecën. E ardhmja do të jetë mirë. Gjirokastra ishte në rrezik, shkatërrimi dhe degradimi. Tani është një ofertë turistike ku ofrohen disa shërbime.

Edhe Gjirokastra është si kantierët e rindërtimit, e kemi gjetur si Thumanën pas tërmetin. Dhe faktikisht ky vend është një simbol sesi një rrënojë është kthyer në një burim energjie dhe një burim fitimi.

Gazetari: A ka projekte të cilat po vazhdojnë?

Rama: Do të bëjmë parkingun e madh, që do të mundojë jo vetëm të ketë një fluks të madh turistësh, që pritet të vijnë pas pandemisë, si dhe do të bëjmë qendrën historike këmbësore, me By Pass-i e ri, që do të fillojë shumë shpejt së ndërtuari, është vetëm çështje ditësh.

Projekt tjetër është sistemimi i atyre shtëpive që janë ndërtuar me shtesa abuzive, që do të legalizohen. Me qeverinë turke kemi bërë një marrëveshje për të bërë një investim të konsiderueshëm në një tjetër zonë të Gjirokastrës, me një tjetër grup të konsiderueshëm shtëpisë, për të mos lënë që vlerat arkitektonike të mos degradojnë.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img