Pas 8 vitesh, Gjirokastra ishte mikpritësja e Festivalit Folklorik Kombëtar. Prej datës 24 qershor deri ditën e djeshme 1 korrik, në Kalanë e Gjirokastrës u ngjitën me qindra artistë nga 12 qarqet e vendit.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka postuar në llogarinë e saj në “Instagram” disa copëza të shkrepura nga këto netë magjike.
Ajo shkruan se çdo natë e Festivalit Folklorik Kombëtar ishte një festë, ku artistët shpalosën programet e tyre të larmishme me këngë, valle, rite, kostume.
Në përmbyllje të këtij rrugëtimi kishte edhe një suprizë ku prania e Nuova Orchestra Italiana e Renzo Arbores, por mbi të gjitha e dy Ansambleve Popullore, ai i Shqipërisë dhe "Shota" i Kosovës krijuan një atmosferë të paharrueshme!
“Çdo natë e Festivali Folklorik Kombëtar Gjirokastër 2023 ishte një festë, ku 12 qarqe e të ftuar shpalosën programe të larmishme me këngë, valle, rite, kostume, por ajo përmbyllëse ishte një surprizë.
Prania e Nuova Orchestra Italiana e Renzo Arbores, por mbi të gjitha e dy Ansambleve Popullore, ai i Shqipërisë dhe "Shota" i Kosovës krijuan një atmosferë të paharrueshme!” shkruan ministrja.