Hapësire reklamuese

Politikë

Gjinushi:Partitë lëvizin sipas pazarit, PSD do të përfaqësojë me dinjitet votuesit e majtë

Shkruar nga Newsbomb

Pavarësisht akuzave në drejtim të maxhorancës, pas mospranimit nga ana e KQZ-së për regjistrimin e kandidatëve të partisë së tij, Skënder Gjinushi ka deklaruar se ai do të mbështesë kandidatët e partisë socialiste në garën për zgjedhjet vendore. Gjatë hapjes së fushatës së partisë së tij, në qyetin e Elbasanit Gjinushi tha se partia e tij hyn e vetme në këto zgjedhje dhe kërkon votën për këshillat bashkiakë në gjithë vendin duke kërkuar të votojnë Nr.3 në fletën e Votimit. Nga ana tjetër ai bëri të qartë se PSD vazhdon të jetë një e majtë besnike dhe në ato bashki ku nuk ka kandidatët e saj mbështet kandidatët e së majtës. Bashkia ku PSD po synon fitoren është ajo e Fierit ku ka kandiduar një socialist të vjetër, ish deputetit Albert Çaçi.

 “Partia Social Demokrate, siç dihet hyn në këto zgjedhje si forcë e pavarur, e pavarur nga grupimet politike, por duke mbetur një forcë e së majtës dhe përfaqësuesja më besnike e së majtës shqiptare. Pra ne do të vazhdojmë të përfaqësojmë me dinjitet votuesit e majtë  me bindje me traditë dhe me vizion”, tha Gjinushi në fjalën e tij.

Ai ka bërë thirrje socialistëve që të votojnë për Albert Çaçin duke e cilësuar kandidatin e vërtetë të së majtës. 

“Sot pas 23 vitesh demokraci, partitë, sidomos ato të mëdha, nuk kuptohen janë të majta apo të djathta sepse lëvizin nga zgjedhjet në zgjedhje dhe rrjedhimisht ndrrojnë krahun sipas interesave dhe sipas pazarit të radhës. Partia që është më e përcaktuar qartazi majtas që nuk ka ndryshuar kah si në pozitë dhe në opozitë është partia socialdemokrate Në këto zgjedhje vendore ne kandidojmë në të gjitha bashkitë dhe jemi Nr.3 në listë, por shpesh herë jemi në krye të listës. Kemi vendosyur disa nga kandidatët tanë atje ku synojmë fitoren, por në të tërë bashkitë ku nuk kemi kandidat ne mbështesim kandidatët e së majtës, veçanërisht atje ku e meritojnë me punën e tyre dhe me vlerat e tyre si dhe me besimin e fituar tek zgjedhësit, si këtu në Elbasan. Vota për Partinë Social Demokrate në këshill dhe për Qazim Sejdinin si kandidat është votë e dyfishtë për të majtën në Elbasan”, ka deklaruar Gjinushi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.