Hapësire reklamuese

Rajoni

Gjinekologu shqiptar: Vaksina anti-Covid nuk shkakton sterilitet te të rinjtë, nuk u bën dëm as grave shtatzëna

Shkruar nga Newsbomb
Gjinekologu shqiptar: Vaksina anti-Covid nuk shkakton sterilitet te të

Gjinekologu shqiptar në Kosovë, Blerim Syla, u ka bërë thirrje të rinjve dhe grave shtatzëna që të vaksinohen. Sipas Sylës, nuk ka asnjë indikacion se kjo vaksinë u bën dëm grave shtatzëna.

“Unë kam thirrje për gratë shtatzëna dhe për të gjithë të tjerët. Një apel për gratë shtatzëna që të vaksinohen, nuk ka asnjë indikacion që vaksina shkakton diçka te shtatzënat”, është shprehur gjinekologu në një intervistë për Telegrafin.

Blerim Syla bëri apel edhe te të rinjtë që të vaksinohet, duke theksuar se vaksina anti-Covid nuk shkakton sterilitet.

“Një apel edhe për të rinjtë, mos u frikësoni që të vaksinoheni sepse nuk shkakton sterilitet. I kam dëgjuar disa fjali, këto janë vetëm thashetheme. Ka shumë sëmundje tjera që shkaktojnë sterilitet, por jo kjo vaksinë”, ka shtuar ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu