Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
60 %
6.2kmh
0 %
Mar
19 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Gjinekologu flet për pandeminë: Numri i mjekëve nëpër rrethe është i ulët, mua më vijnë gra nga të gjitha vendet e Shqipërisë…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e10d3543e4f6832e8be04a269e16a756

Mjeku i njohur gjinekolog Halim Kosova ka folur për pandeminë e koronavirusit, në tema të përgjithshme.

Ai tha se investimet kanë qenë të vogla dhe numri i mjekëve në sistemin parësor mjekësor është i ulët.

Gjatë një interviste me gazetaren Eni Vasili, osova vuri në dukje rëndësinë që ka mjeku i familjes, pa harruar të përmendë specialistin epidemiolog, Ilir Alimehmeti.

Halim Kosova: Situata është e papëlqyeshme për ne të gjithë, dhe askush s’e planifikon dot. E shoh situatën si qytetar, si mjek dhe ish-ministër shëndetësie, edhe pse në një kohë të shkurtër. Jo vetëm tek ne na gjeti të papërgatitur, por edhe vendet e zhvilluara. Sepse ishte virus i pabesë, agresiv, i ngjitshëm tej mase dhe ndaj po i vuajmë pasojat. Financimet në sistemin shëndetësor duhet të përqendrohen në aspektin e mjekimit. Investimet janë të vogla dhe duhet organizim. Duhet një sistem i mirë parësor, që domethënë të mos i bjeri vetëm Infektivit në kurriz kjo situatë. Sistemi parësor nuk po ia del siç duhet sepse unë e njoh mirë dhe kam kontakte me pacientë.

Më vijnë gra nga të gjitha vendet e Shqipërisë, dhe më thonë kjo gjë nuk funksionon në zonën tonë. Mora hartën dhe pashë sa gjinekologë ka në të gjithë Shqipërinë, një shifër e ulët sa i takon furnizimit të mjekëve në sistemin parësor nëpër rrethe. Suksesi i trajtimit të Covid në fazat e rëndë bëhet në shtratin e shtëpisë. Kjo situatë nxorri në pah shumë dukshëm rëndësinë e mjekut të familjes. Sa i përket epidemiologjisë, Ilir Alimehmeti është specialisti më i mirë që ka qendruar ende këtu. Ai duhet mbajtur fort duhet stacionuar këtu.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img