Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
28 %
3.6kmh
0 %
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
8 °
E diel, 23 Janar, 2022

Gjimnazistja u jep të pinë qetësues kundër drogës, shtrohen në spital nxënësit e‘’Qemal Stafës’’

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Tetë gjimnazistë të shkollës ‘’Qemal Stafa’’janë shtruar në spital sepse nja nga shoqet e tyre u ka dhënë të pijnë një medicament që përdoret për qetësimin e krizave të personave që përdorin drogë.

Ngjarja, fatmirëisht nuk ka marrë përmasa edhe më të mëdha, sepse të rinjtë pasi janë mjekuar në pavionin e Toksikologjisë në QSUT nuk kanë më probleme serioze për jetën.

Ngjarja, siç bën të ditur gazeta ‘’Panorama” ka ndodhur dy ditë më parë, në ambjentet e shkollës ‘’7 Marsi’’, ku po zhvillojnë mësim nxënësit e ‘’Qemal Stafës’’.

Nxënësja 16-vjeçare G.L që tani është marrë në pyetje nga policia, mësohet t’u ketë dhënë medikamentin shokëve të saj. Bëhet fjalë për medikamentin ‘’Titus”, i cili është konsumuar edhe nga vetë ajo gjatë mësimit., një medikament shumë i fortë dhe që nuk lejohet për të rinjtë nën 18 vjeç. Më pas të rinjtë janë ankuar për dhimbje barku, të vjella dhe marrje mendsh, duke u dërguar menjëherë në spital.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img