Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjimnazistja në Elbasan bie nga kati i dytë i shkollës

Shkruar nga Newsbomb
Gjimnazistja në Elbasan bie nga kati i dytë i shkollës

Një 17-vjeçare, nxënëse në gjimnazin “Vasil Kamami” në Elbasan ka mbetur e plagosur pasi është rrëzuar nga kati i dytë i shkollës.

Burime për mediat bëjnë me dije se ajo ka rënë nga dritarja e klasës gjatë orës së pushimit. Paraprakisht mendohet se ajo ka tentuar të largohet nga ora e mësimit teksa ishin pushim dhe ka dalë nga dritarja, mirëpo është rrëzuar dhe si pasojë ka mbetur e plagosur.

Adoleshentja është dërguar menjëherë në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese